Ora e rrumbullakët G Watch nga LG u prezantua që në muajin gusht, por do të lançohet javën që vjen, fillimisht në Korenë e Jugut. LG dje konfirmoi se ora inteligjente do të lançohet “në vendlindje” më 14 tetor me një çmim 352.000 won, afërsisht rreth 328 $. 

Dimë që modeli G Watch ka kushtuar në USA 230 $, ndërsa G Watch R pritet të kushtojë 290 $ pa taksa. Ky çmim e bën këtë produkt më të shtrenjtin në llojin e tij deri më sot. Aktualisht paraardhësi i G Watch R, G Watch është në shitje për 180 $, ndërsa Samsung Gear Live kushton 200 $. Ora inteligjente më e fundit e lançuar, Moto 360 është për momentin më e kushtueshmja duke pasur një çmim 250$. Por përveç të gjithave, pritet që të gjitha orët inteligjente me sistem Android të jenë më të lira se ora e Apple, çmimi i së cilës do të fillojë nga 350 $.

Ky artikull eshte publikuar fillimisht nga PC World Albania