Këto janë netët kur shiu i metorëve Perseid bëhet më i dukshëm. Edhe natën e kaluar, por edhe këtë që vjen shiu i meteorëve Perseid, që ndodh çdo vit në këtë periudhë arrin intensitetin e tij më të lartë.

Shpeshtia është 150-200 meteorë në një orë, që do të thotë që nëse keni zgjedhur një vend me pamje të gjerë të qiellit dhe sa më shumë larg burimeve të tjera të dritës do ta shijoni pamjen e mrekullueshme.  

Faqe të shumta interneti ofrojnë edhe pamje live të qiellit.

Për ata që do i gëzohen vëzhgimit natyral, specialistët këshillojnë një vend të errët, në periferi apo fshat, jashtë në natyrë. Syrit i duhet 30 minuta për t'u mësuar me errësirën. Një përqendrim 150 në orë do të thotë dy deri tre në minutë, përshirë vijat e shndritshme të zbehta me topat e zjarrtë që gjenerojnë.

Gjeni një vend dhe shijoni shiun!