Pjesa më e madhe e hemisferës lindore, përfshirë Shqipërinë do të shohin mbrëmjen e sotme të gushtit, mes datave 7-8, eklipsin e pjesshëm të Hënës. Ai do të shihet nga disa pjesë të Evropës, Azisë, Afrikës, Australisë.

Këtë muaj një pjesë e globit, ku nuk bën pjesë Shqipëria, do të shikojnë eklipsin e plotë të diellit, por për ne qielli ka rezervuar një ngjarje tjetër, më të vogël në përmasa, megjithatë me vlerë për t'i ngritur sytë.

Në Tiranë, do të nisë të shihet nga ora 19.43 deri në 21.18, por në orën 20.20 është çasti kur do të mbulohet më shumë Hënë, nga Toka që hyn mes saj dhe Diellit.

Mos e harroni!