Një kompani prodhimi telefonash mobile në Japoni, Tone Mobile, sapo ka prezantuar një smartphone që funksionon vetëm gjatë ditës për fëmijët.

Sipas Kyodo News, telefoni i ri, Tone m17, synon të zvogëlojë sasinë e kohës që shpenzojnë fëmijët e shkollave në telefonët e tyre. Telefoni synon të ndihmojë prindërit të komunikojnë me fëmijët e tyre gjatë kohës që ata janë jashtë, por në të njëjtën kohë reduktojnë edhe efektet negative të një smartphone.

Cilat janë opsionet që përmban? Telefoni bllokohet automatikisht në orën 10:00 të darkës deri në 6 të mëngjesit për fëmijët nën moshën 12 vjeç. Por prindërit gjithashtu mund të kufizojnë përdorimin e aplikacioneve të mesazheve apo të aplikacioneve të tjera të telefonit gjatë kohës që fëmijët janë në shkollë ose mund të bllokojnë disa aplikacione në vende të caktuara si shkollat. Gjithashtu, ata mund të ndryshojnë të gjitha kufizimet kurdo që e konsiderojnë të nevojshme.

Sipas raportimeve të para, telefoni është hedhur në treg më 1 gusht dhe do të ketë si çmim fillestar 312 dollarë.