Facebook thotë se është duke punuar mbi një teknologji që do të na lejojë për të kontrolluar kompjuterët direkt me trurin tonë.

Ai  është duke zhvilluar software-in "Fjalimi i heshtur" për të lejuar njerëzit që të shkruajnë deri në një normë prej 100 fjalësh në minute.

Projekti, në fazat e hershme, do të kërkojë një teknologji të re për të zbuluar valët e trurit pa pasur nevojë për kirurgji invazive.

"Ne nuk po flasim për deshifrim mendimesh tonat të rastit", siguroi përfaqësuesja e Facebook-ut Regina Dugan.

Në faqen e tij në Facebook, Mark Zuckerberg shtoi: "Truri ynë është i aftë të prodhojë të dhëna të mjaftueshme për të krijuar katër filma HD çdo sekondë.

"Problemi është se mënyra më e mirë që ne kemi për të dhënë informacion jashtë në botë – është fjala – e cila mund të transmetojë vetëm të njëjtën sasi të të dhënave si një modem 1980.

"Ne jemi duke punuar në një sistem që do të ju lejojë të shkruani direkt nga truri juaj rreth pesë herë më shpejt se sa ju mund të shtypni në telefonin tuaj sot.

"Teknologjia do duhet të jetë shumë më e avancuar para se ne mund të ndajmë edhe një mendim apo ndjenjë, por ky është thjesht hapi i parë."

Burimi: BBC