Pan Pan, panda më i vjetër në botë, ka ngordhur në moshën 31-vjeçare. Siҫ lajmërojnë mediat kineze, panda mashkull Pan Pan ka ngordhur të mërkurën në provincën Sichuan, në jugperëndim të Kinës.

Pan Pan, të cilin e thërrisnin “gjyshi Panda”, për fat të keq u diagnostikua me kancer në qershor të ketij viti, por gjendja e përgjithshme u përkeqësua sidomos ditët e fundit. Megjithatë, pritet që autopsia do të përcaktojë edhe shkaqet e vërteta të ngordhjes.

Siҫ bëjnë me dije ekspertët, mosha 31-vjeҫare e Pan Pan, është ekuivalente me 100 vjet të njeriut.

Panda më e vjetër në botë ka jetuar 38 vjet. Jia Jia ishte femër dhe jetonte në një park Hong Kong.