Ditëlindjet e fëmijëve janë gjithmonë një stacion i lumtur në jetën e prindërve dhe, sigurisht, dhe të jetës dhe kujtimeve të vetë protagonistëve, por çdo moshë ka dëshirat dhe kërkesat e saj dhe kjo duhet të pasqyrohet edhe te festa që shënon një vit të ri jete.

Mosha 9 deri ne 12 vjeç ka një specifikë tjetër dekoresh, për shembull. Vajzat fillojnë shkëputen nga kukullat dhe përrallat dhe janë në kërkim të tematikave më vajzërore. Nicol, në 9 vjetorin e saj, kërkoi të realizohej një Glitter Party Dream me xixa dhe kristale në stil Disco Pink and Silver. Dhe Class Alketa Vejsiu ia realizoi pikërisht kështu.

Tiranës i kishte munguar një kompani që merrej me dekorimin e kuruar të delikatesave dhe ngritjen e skenografive të përshtatshme, duke nisur me tavolinën e ëmbëlsirave ose Candy Bar që është edhe vendi i preferuar për shumë të vegjël dhe të rritur e deri te aktivitetet e argëtimit dhe punët krijuese ku fëmijët mund të anagazhohen gjatë një feste. 

Ja një përshkrim i detajuar i kësaj feste.

Ngjyrat

Argjend dhe Rozë Bebè

Tavolina e ëmbëlsirave

Kombinim i set up-eve të argjendit, kristalit dhe dekoreve me xixa.

Lulet në tonet e kremit dhe rozës.

Ëmbëlsira të bukura, por edhe të shijshme. Të gjitha mund të personalizohen sipas fantazisë së fëmijëve dhe organizatorëve të festës.

Disco Pink Glitter Cake

Një realizim bashkë me ëmbëlsirat e tjera nga duar të besuara. Sepse Class në çdo bashkëpunim ka garanci dhe cilësi.

 

Dy balerina sollën ritmet latine për kërcimin në grup. 

Rrobaqepësja dhe stilistja bashkë më fëmijët realizuan funde rozë dhe bluza me stmpa me moshën dhe emrin e fëmijës.

Festa u organizua mes një mjedisi të hapur dhe një të mbyllur, në një shtëpi me bahçe në qytet...