Fjala SEKS tingellon ende si nje tabu per shoqerine shqiptare, edhe pse krahasuar me te shkuaren nje ndryshim thelbesor ka ndodhur ne mentalitetin tone. Kur menduam te vendosnim rubriken “sex” ne kete faqe, ne staf lindi nje pyetje: “Do ta leme ashtu “tulle”, thjesht me kete emertese, SEX?” “Po”- thashe – sepse eshte kaq i thjeshte mekanizmi i natyres sa s’kemi pse ta komplikojme…

Pasi shetita disa faqe interesante revistash online nderkombetare te cilave edhe ju referohem here pas here, pashe qe edhe aty emertohej njesoj rubrika, sepse dhe seksi njesoj eshte per te gjithe! Sipas te dhenave analitike, SEKSI rezulton si nje nder argumentet me te preferuar boterisht te njerezve dhe nje nder rubrikat me te klikuara te faqeve online; sidomos kur kjo rubrike te con ne guida qe informojne, apo kur te con drejt artikujsh qe frymezojne zgjidhje per raporte shpirterore qe nuk funksionojne dhe gjenezen e problemit e kane serish te seksi.

Po lundroja dje ne Google per te thelluar kerkimin mbi temen dhe gjeta disa artikuj interesante per hapjen e “Sexy Shop”-it te pare ne Shqiperi, te lokalizuar ne periferi te Tiranes.

Lexova intervistat e pronarit dhe shitesve qe punonin aty te cilet shpjegonin se shqiptaret nga 20-45 vjec e frekuentojne dyqanin pa komplekse; flisnin hapur me shitesin sikur te ishte seksologu i tyre i besuar , dhe ai/ajo, po aq i hapur, i jepte zgjidhje shqetesimeve te ndryshme permes demonstrimit dhe rekomandimit te opsioneve te ndryshme “loder”.

Ne shume filma Hollywood-ian perdorimi i termit “lepurushi” eshte pjese e skenareve, eshte edhe nje ide dhurate per Workoholic-et (njerezit qe nuk reshtin se punuari dhe i kenaqen jetes single) dhe jo vetem…

Por ka nisur edhe ne Shqiperi trendi i dhuratave ne mbremjen e beqarise apo ne festa ditelindjeje qe njerezit me shaka i dhurojne miqve te tyre. Sexy Toys apo Sexy Candies jane gjetja pikante e festes, tamam si ajo qe i ndodhi nje profesionisti kryeqytetas kur ne tavolinen e punes gjeti nje “gjoks femre antistres” :-)

Drejtuesit e platformave dixhitale konfirmojne gjithashtu se kanalet erotike ne Shqiperi jane nje sukses i papare- sipas tyre njerezit zbuten dhe mesojne, po aq, nga ana tjeter, duhet kujdes dhe kontroll i rrepte prinderor per adoleshentet deri ne moshen 18 vjec.

Ne te vertete ka shume stres verdalle; jeta e perditshme eshte kthyer ne centrifugen e nje lavatriceje qe nuk i lan dhe shpelan mire rrudhat e trurit tone.

Ndaj njeriu edhe kur eshte ne mision me detyra te veshtira profesionale, edhe kur eshte nje akademik qe lexon pareshtur, edhe kur eshte nje mjek qe duhet te jete gati me celularin te koka ne cdo ore te dites dhe nates, edhe kur eshte nje intelektual a publicist qe lexon e shtyp tastet e kompjuterit me driten e abazhurit deri ne oret e para te mengjesit, ka nje nevoje te perbashket me cdo human me libido te larte apo te ulet. Ka nevoje per clodhje!

Ne kete kendveshtrim do ta shohim temen si:

Sex = Relax por edhe si Sex = Emancipim Social.

Edhe nje mike, sot ne mengjes teksa pinim kafen, me tha se i kishte perpire te gjithe artikujt e kesaj rubrike ne faqen tone online dhe se duhet ta furnizonim me teper. “Tani ndersa pime kafene ne zyre, i hedhim nje sy revistes e clodhemi”- me tha.

Frymezuar nga Carrie Bradshaw tek “Sex and the City” por edhe frymezuar nga koha qe jetojme e cila favorizon te foluren hapur per nje teme qe i jep kuptim ekzistences njerezore, pse te mos nisim nje rubrike, ku do te flitet vetem per “Seksin dhe Qytetin” ?!