Shqipëria është e gjitha një copë parajse për t'u zbuluar. Me një natyrë të rrallë dhe bukuri marramendëse, njerëzit janë i vetmi element shtesë dhe i munguar që mund ta kthejnë atë në një vend vërtet unik e të përveçëm. Zoti e ka qëndisur vendin tonë me çdo të mirë që mund t'i ofrohet një kombi dhe është krim ta kërkojmë të bukurën diku gjetkë kur e kemi kaq afër e kaq pranë, çdo ditë para syve. Uji i kristaltë, ajri i pastër, klima e ngrohtë, malet, lugina, deti, çdo gjë e begatë dhe e bekuar, por që kurrsesi e pamjaftueshme kur bëhet fjalë për turizmin.

Sepse ajo çka na penalizon duke dërguar çdo vit larg Shqipërisë qindra prej nesh është një element sa i rëndësishëm aq dhe i panegociueshëm, standardi i ulët i shërbimit.

Të gjithë  e kemi provuar mbi supe në çdo rrugëtim tonin në Jug mungesën e standardit, infrastrukturës, komunikimit  dhe shërbimit cilësor e hera-herës edhe njerëzor, i cili na ka bërë të harrojmë për pak të vetmen gjë absolute në këtë mes, bukurinë e natyrës sonë.

Gjithmonë kam qenë e mendimit se zhvilluesit duhet ta bëjnë një destinacion turistik të dëshiruar këtë vend, të cilit për natyrë nuk i mungon asgjë, duke e kthyer kështu në top listën e vendeve më të vizituara nga çdo shtet e çdo vend i huaj.

Nuk mjafton vetëm një bujtinë apo një hotel familjar në Jug a Veri, për t'i ndryshuar përfundimisht fytyrën këtij vendi por nevojiten “Developers” të vërtetë, zhvillues dhe kompani të mëdha investimi me frymë dhe vizion perëndimor që do ta transformojnë katërcipërisht kulturën e shërbimit duke i kthyer, më në fund, gjithë lavdinë e merituar edhe turizmit në vendin tonë.

Fatmirësisht nuk po e nisim nga viti zero dhe ndryshime të mëdha po ndodhin çdo ditë për ta bërë Shqipërinë pak e nga pak një opsion më të mirë për të jetuar e punuar.

Dhe një emër i përveçëm e një risi në këtë fushë, duke qenë i pari që hap siparin e investimeve kolosale,  është dhe “Green coast”, resorti i cili është duke u ndërtuar  në zonën e bukur të Palasës nga Balfin Group, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Mbi 20 hektar zhvillim, mbi 52.000.000 Euro investim, ky resort është i pari resort i mirëfilltë që kombinon njëkohësisht si banimin ashtu dhe turizmin. Duke ofruar për shitje vila dhe apartamente, të llojeve të ndryshme, me cilësi të lartë ndërtimi dhe me arkitekturë të veçantë, tanimë të gjithë do të mendohemi dy herë para se të duam të largohemi për pushime diku gjetkë.

Shërbimet elitare dhe menaxhimi profesional gjatë gjithë vitit me staf të dedikuar jo vetëm në mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta, por dhe në shërbime të personalizuara për secilin banor e kthen këtë vend në një destinacion turistik të parezistueshëm për të gjithë ne. Hoteli me 5 yje (nga ata të vërtetët) si i pari dhe i vetmi i këtij standardi në Shqipëri, me shërbime dhe funksionim 12 muaj, vjen si një opsion për të gjithë turistët shtegtar që nuk dëshirojnë ta kenë këtë resort si një destinacion të tyren të përvitshëm, por që kurrsesi nuk mund të rrinë pa e vizituar. Për të gjithë ata të cilët, ndryshe nga turistët sezonalë, dëshirojnë t'i marrin më të mirën këtij vendi në gjithçka ai ofron, skema risi me kthim investimi si programi qiradhënies apo invesitmi në bashkëpronësi e bën atë të arritshëm nga shumë njerëz. Mjafton ta duash të bukurën, detin, diellin dhe ky vend  do të jetë parajsa në tokë me gjithë infrastrukturën e duhur për t'i dhënë pushuesit gjithçka ai meriton e ëndërron gjatë sezonit veror dhe jo vetëm. Sepse resorti do të funksionojë si një rezidencë banimi në të 12 muajt e vitit duke ofruar shërbim dhe standard për gjatë gjithë kësaj periudhe. Është një komunitet elitar në një nga zonat më të mira të rivierës shqiptare dhe, edhe pse në fillesat e tij, po bëhet destinacion i preferuar edhe i të huajve.  Një gjë që vlen të theksohet është dhe fakti se ka siguri të plotë mbi investimin pasi ndërtohet nga Balfin Group, një emër i afirmuar dhe një pasaportë e padiskutuar suksesi.

E nëse deri dje gjithë skeptikët që kanë pushuar jashtë, nxitur nga mungesa e shërbimit, por kurrsesi bukuria e vendit, a gjithë ata që të ardhurat e vëna mënjanë për një investim në Jug i kishin lënë të pluhrosura në bankë sepse ende nuk kishin gjetur vendin e duhur, nga sot e në vazhdim “Green Coast" do të jetë emri që kthen përfundimisht faqen e standardit të investimeve në Shqipëri, duke e bërë atë më shpresëdhënëse, më të bukur e më të shndrritshme, njësoj si vetë resorti që është krijuar.

Një perlë e vërtetë në Mesdhe, për mos t'u humbur nga asnjë.