Kur e takova per here te pare Lorin, ajo ishte vetem 6 vjec- femija i pare dhe dashuria e madhe e Dritan Hoxhes! Na shkonte kimia se edhe une asokohe pas provimeve te lirimit, nuk mund ti shkepusja dot fijet kaq shpejt nga femijeria edhe pse ne bordero e firmosja nje rroge.
Luanim me diktofonin qe me kish besuar babai i saj dhe incizonim slogane te vlefshme per Jingles ne Top Albania...
 
Pas largimit tim nga Top Media, dhe largimit te saj per studimet dhe jeten e re ne Rome, nuk degjova me per te. Rastesia  me takoi pas shume  vitesh ne Ateliene e Ardi Asllanit teksa provonte fustanet per serialin "Dancing With the Stars"   ku do te rrembente trofene si per te cimentuar pergjithmone "karakterin prej fitimtari te trasheguar nga i ati" dhe "natyren shume punetore te Vjollces" (nenes se saj), te cilen e njoha shume vite me pare, ne fabriken ku dirigjonte te gjitha proceset e prodhimit te kafese. Era e mire e kafese po me shperndahet tani ne ajrin nostalgjik te ketij shkrimi...
 
Babain e saj e njihja me teper. Ishte per mua prezantimi i pare me nje nder modelet me frymezues te lidershipit, ndaj krahasimet i lidh me lehte me figuren e tij shumedimensionale.
Duket sikur Lori  ecen nen te njejtat gjurme te Tan Hoxhes  jo per cka ka te shkruar ne ADN, por sepse gezon prej natyre te gjitha tiparet e njeriut te spikatur ambicioz e me force krijuese!
 
Kur e perqafova kuptova qe koha kish ecur shpejt! Mu  rikthye si ne nje shirit kasete e gjithe jeta ime profesionale qe nisi vrullshem ne trenin "Top Albania Express"!
 
Kisha degjuar qe stili i saj i pagabueshem i veshjeve dhe nje nuhatje e holle per moden e fundit, e kishin vene ne qender te vemendjes.
 
Bera "follow" profilin LoriHoxha ne Instagram dhe pashe se sa shume e ndiqnin... Duke lundruar neper foto, kuptova  qe fiks si babai i saj , Lori reflektonte shume shije estetike. 
 
Shtuar kesaj edhe nje mendje e holle dhe e mprehte per te thene gjera me kuptim. Mjafton te lexosh disa nga statuset dhe verehet menjehere qe Lori  ka nje menyre shume origjinale te shprehuri, me tone sarkastike nga ajo pikante qe karakterizon njerzit inteligjente!
 
Perzjerje gjeta aty: Shumica e komenteve  dominoheshin nga admirimi...Nje energji qe te ndihmon te ngrihesh lart!
 
Kishte edhe  nga ata qe s'kishin ku te shkarkonin mllefet dhe ngarkesat e jetes dhe gjemonin si "bubullime" e hidhnin  " bresher kokerrmadh" . Kontestonin si ekzibicionizem, pasionin dhe deshiren  per te jetuar, kur ky tashme eshte nje trend boteror qe vlen per te frymezuar njerez. 
Njoha dhe nje slogan tjeter interesant " #hatersgonnahate", si kundrapergjigje!
 
Plotesisht dakort! Kush e ka brenda ne limfe, nuk tjetersohet dot.  Ndersa ajo qe duhet te qetesoje gjumin e nje vajze te re qe edhe mund "te tronditet" nga gjithe ai vershim i pakontrolluar komentesh eshte leksioni qe profesioni me mesoi kur isha shume e re:  "Fama ka nje cmim te larte per te paguar! Kur "vlen" do te jesh i gjykuar.Nje mur virtual duhet ti ndaje njerzit e njohur nga gjykuesit. Te gjitha  perpjekjet duhet te shkojne drejt persosjes se modelit duke degjuar vetem njerez opinionet e te cileve vlejne"!   Une them me bindje qe "Lori vlen!"; qe nuk e ka arritur "for granted" kete qe gezon sot! Fati ka qene bujar me te sic edhe i padrejte duke i vjedhur "njeriun me te shtrenjte para kohe", ndaj fjala fat duhet perdorur me karar.
Talenti pastaj nuk eshte fat, eshte dhunti, eshte projeksion i natyres mbi njerez te caktuar.Ne kete rast me dhuntine dua te merrem!
 
Me nje sens protagonizmi te lire dhe pa komplekse, stili i saj eshte shnderruar tani ne nje sistem referimi per shume te rinj; eshte nje stil joshes, frymezues, motivues, ne zbulim te realiteteve te reja dhe me te mires qe ofron jeta...Kenaqem kur e shoh...gjithe ajo deshire per ti rene botes kryq e terthor nga Maldivet ne koncertin e Beyonce, nga Ibiza ne Milano... Edhe Tirana duket ndryshe kur eshte Lori ne foto.
 
E re, e shkolluar, me rrenjet ne te njejten Peme me Kokrra qe mbolli Babai i Saj gjeni, me mundesite ekonomike te bizneseve te frytshme , shume e lidhur me familjen, nje vajze e mbare; Lori ka te gjitha gjasat qe te jete "On Top" edhe si Brand Autentik.
 
Babai dhe Nena ja kishin taksur e bekuar te ardhmen, qe kur ja vendosen emrin ne filxhanet e Lori Caffe qe jane pershendetur me buzet e kushedi sa miliona njerezve nder vite.
Duket vertete si nje "destin " i percaktuar.Duke gjerbur kafene, njerzit e kane puthur emrin e saj!
 
Lori Caffe, Lori e Topit apo thjesht "Lori Hoxha"?
Kam ndjesine qe Lori Hoxha eshte nje brand "itself"!
 
Jo vetem nje "Ikone Mode"; ne trurin e saj me ngjyra, Lori do te shpike me doemos nje formule suksesi timonin e te cilit do ta kete qe ne fillim vete. Nese parashikimet e mia do te dalin, do te jem e kenaqur te shkruaj per kete. Jam e bindur qe po! Deri tani intuita ka bere qe ti parashikoj gjerat, perpara se ato te kene ndodhur! Nuk te kam dhene detyre te veshtire Lor... Ti mundesh!