Mjalti Manuka, me origjinë nga Zelanda e Re, është një produkt natyral që duhet njohur. Ai e ka marrë emrin nga lulja e Manukas që rritet në Zelandë.

Të gjitha llojet e mjaltit natyral janë të shëndetshme dhe të rekomandueshme për vetitë e tyre. Ato përmbajnë peroksid hidrogjeni i cili njihet për vetitë antibakteriale, por mjalti manuka përmban edhe metilglioksal MG dhe dihidroksiaceton, të cilat janë më rezistente sesa peroksidi i hidrogjenit i cili mund të neutralizohet nga nxehtësia, lagështia dhe veprimi i enzimave. Ky lloj mjalti që përmban edhe disa përbërës biokativë, vlerësohet pikërisht nga fuqia antibakteriale joperokside, që shkencëtarët i referohen si Unique Manuka Factor (UMF).

Llojet e mjaltit Manuka ndahen në UMF nga 0-30.

Mjalti Manuka është disi i shtrenjtë për vetitë e tij mjekësore, por edhe për faktin që prodhohet vetëm në Zelandën e Re. Megjithatë çdo UMF nën 10 nuk e justifikon çmimin e tij premium sepse është po aq i mirë sa çdo lloj mjalti tjetër. Nëse e ndeshni në supermarket, kujdesuni që kjo shifër të jetë më e madhe sesa +10, por nëse dëshironi që të përfitoni nga efektet sepcifike terapeutike të mjaltit manuka duhet që kjo vlerë të jetë 15+ ose, nëse është e mundur, UMF 20+.

Vlerat e këtij mjalti janë me të vërtetë të mëdha dhe unë po rendis disa të cilat më kanë bindur ta përdor për vete dhe familjen time.

Mjalti Manuka është një suplement shumë i mirë ushqimor

Ai është i pasur me fruktozë, amionacide, enzima, vitamina B-kompleks, veçanërisht B1, B2, B3, B5 dhe B6. Vlera ushqyese e këtij mjalti varet veçanërisht nga përmbajtaja e mineraleve që përfshijnë kalcium, fosfor, hekur, bakër, natrium, kalium, magnez dhe mangan. Ai është katër herë më i pasur me minerale sesa llojet e tjera të mjaltit.

Mjalti Manuka qetëson gastritin

Inflamimi i shtresës së brendshme të stomakut shkaktohet nga disa faktorë dhe është shqetësues.

Mjalti përdoret zakonisht për të trajtuar gastritin, por mjalti manuka ka ndikim më të madh. Ai është më efektiv ndaj Helikobakter pylori-t, e cila shihet në mjediset shumë acide të stomakut dhe gjendet në rastet kur ulçerat e stomakut zhvillohen në sëmundje më të rënda.

Sipas një raporti të publikuar në vitin 1994 në Revistën e Royal Society of Medicine, mjalti Manuka ka dalë i fuqishëm kundër 7 degëzimeve Helikobakter pylori të ndryshme, por nuk është parë një efekt i ngjashëm në lloje të tjera mjalti. Kjo mund të ndodhë sepse enzimat e stomakut çaktivizojnë peroksidin e hidrogjenit te mjalti, por jo MGO-në e mjaltit manuka.

Parandalon dhe riparon dëmet e zorrës së trashë

Manuka ka ndikim në parandalimin e inflamacionit të zorrëve dhe në riparimin e tyre për shkakt të Sëmundjes së Zorrëve të Inflamuara. Ai sulmon inflamacionin dhe mbron dëmtimin strukturor që mund t’u ndodhë zorrëve gjatë inflamacioneve të ndryshme. 

Forcon imunitetin

Përdorimi i mjaltit manuka shoqërohet me benefite shëndetësore dhe rritje të rezistencës ndaj sëmundjeve. Testet laboratorike kanë zbuluar që ai përmban substanca që mund të nxisin prodhimin e Citokinave. Citokinat janë proteina që angazhohen në imunitetin e organizmit.

Të mbron ndaj ftohjeve stinore dhe rrufës

Po të përdorësh mjaltë manuka gjatë sezonit të virozave, ndihmon për të mos u prekur prej tyre.

Një lugë çaji mjaltë manuka 2-3 herë në ditë mund të ndihmojë të dalësh në krye të stinës së virozave, pa dëme për shkak të veprimit të tij imunitet-përforcues. Nëse je ftohur, një pije e përgatitur me mjaltë mund të lehtësojë simptomat.  

Qetëson kollën

Mjalti Manuka është edhe më efketiv kundër kollës për shkak të veprimit më të lartë antibakterial që vjen nga prania e MG dhe përbërësve të tjerë bioaktive veç peroksidit të hidrogjenit që gjendet në të gjitha llojet e mjaltit.

Ekzistojnë edhe disa karamele kundër kollës që përmbajnë mjaltë manuka dhe propolist, por mund të kesh të njëjtat përfitime duke marrë 1 ose 2 lugë çaji mjaltë natyral Manuka me UMF 15+ ose më shumë.

Kundër tonsilitit

Mjalti manuka është shumë efektiv edhe ndaj tonsiliteve. Inflamacionet e bajameve trajtohen shpesh me antibiotikë apo medikamente antiinflamatore si ibuprefeni. Në disa raste edhe hiqen. Megjithatë duhen provuar kurat natyrale siç është mjalti manuka para se të hiqen apo të merren antibiotikë që kanë edhe efekte të dëmshme.

Trajton sinozitin kronik

Mjalti Manuka është një bekim për ata që vuajnë nga sinoziti kronik. Ai mund të veprojë kundër baktereve specifike që gjenden në infeksionet e sinuseve. Përgjegjës është Methylglyoxal (MGO) që gjendet në këtë lloj mjalti. Disa e hedhin në formë të lëngshme brenda në hundë, por mund të jetë po aq i efektshëm nga goja nëse ka një përqindje të lartë, UMF 15+.

Përmirëson shëndetin gojor

Mjalti manuka dhe propolisi ndihmojnë për të përmirësuar shëndetin e dhëmbëve dhe për të sulmuar ndërtimin e pllakave dentare.

Përmbajtja e lartë minerale e këtij mjalti ndihmon për të pasur dhëmbë të fortë dhe për t’i rezistuar prishjes. Ngrënia e mjaltit manuka dhe përdorimi i propolisit ka rezultuar në një ulje 35% të formimit të pllakave dentare, sipas një studimi të zhvilluar nga School of Dentistry, në Universitetin e Otagos në Zelandën e  Re.

Edhe inflamacioni i mishrave të dhëmbëve dhe sëmundjet paradontale që shkaktohen nga infeksione të rënda të mishit të dhëmbëve dhe prishja e tyre mudn të parandalohen ose të kontrollohen nga mjalti manuka. Përdorimi i tij i rregullt lufton edhe aromën e rëndë të gojës, gjithashtu. 

Mjalti Manuka ka dhe përdorime të jashtme për lëkurën dhe flokët.

Përdoret si maskë fytyre.

Ndihmon kundër çrregullimit të lëkurës që shoqërohet me zgjerim të poreve dhe skuqje.

Përdoret kundër ekzemave.

Qetëson të prerat apo djegiet e lëkurës.

Ndihmon në trajtimin e mykut në këmbë.

Kontrollon zbokthin dhe problemet e lëkurës së kokës.

Pakëson rënien e flokëve.

Parandalon elektrizimin dhe majat e ndara.