Një emërtesë që do të përcaktonte në një fjalë ndërkombëtare vizionin tim për të sjellë propozime të reja estetike në një fushë të paeksploruar mirë në Shqipëri në modën e fustaneve dhe modën e eventeve.

"Class", përcaktonte mirë elegancën, të thjeshtën, diskreten, të bukurën që nuk bërtet për të qenë në qendër të vëmendjes.

Ky projekt nisi vetëm me 3 njerëz në fillim në një zyrë të vogël, në një mjedis modest, ndërsa në hapësirat ngjitur dëgjohej çdo ditë zhurma e punëtorëve të ndërtimit që prishinin e ndërtonin muret e shoëroom-it dhe zyrave të reja ku do të niste një aktivitet që me dinamikën e tij më ka përfshirë plotësisht!

Kujtoj qindra fletë blloku me skeletin e ideve, të shkarravitura, të modifikuara, dhjetëra detyra me shenjën V/Done dhe po aq të tjera me yllin */ To Do.

Ditën e parë që hapëm Class-in në një sallon të madh me sharmin e arkitekturës së frymëzuar nga interior/design-i i "Dior Boutiques", isha vetëm unë dhe një shitëse.

E ulur në kompjuterin e zyrës sime e vetme, mendoja çdo ditë se si do të plotësonim skemën e njerëzve që do të çonin përpara këtë ide.

Kisha pikëpyetjet dhe pasiguritë e mia për ecurinë e këtij projekti. Tregu i shërbimeve në këtë sektor e kishte krijuar një kulturë deri në atë kohë, që duhej njohur, respektuar, rikrijuar nga e para.

Kemi konkurruar ndershmërisht me 4 armë të forta në këto vite: çmime të arsyeshme, cilësi absolute, shërbim perfekt ndaj klientit, ide dhe produkte unike.

Nuk isha absolutisht e përgatitur ndaj vërshimit të njerëzve që mbushnin sallonin çdo ditë.

Në muajt e parë të aktivitetit kam dalë vetë në shitje, kapacitetet e stafit nuk e përballonin interesin e njerëzve që mbyllnin kontratat e para të fustaneve dhe dekoreve.

Më kujtohet që një pjesë e mirë e tyre teksa i pyesja "pse na kishin zgjedhur, ose nga kishin mësuar për Class?", më konfirmonin se ishin aty pasi besonin që do të gjenin diçka të re, të bërë mirë dhe ndryshe.

Ditën e parë, më 4 korrik 2014, shitëm fustanin e parë dhe po në të njëjtën ditë arreduam eventin e parë.

Nuk e dija që do të ecnim kaq shpejt drejt rritjes, por di të them, pas 4 vitesh pune, natë e ditë; kur punon fort dhe zgjedh njerëzit e duhur, shpërblehesh.

Sot drejtoj një kompani me rreth 100 bashkëpunëtorë dhe punonjës.

Nga një sallon fustanesh dhe zyrë dekoresh, po ideojmë zyrat e reja në ndërtim për t’i dhënë një përmasë tjetër kësaj strukture.

Punojmë me pasion çdo ditë në disa sektorë paralelë, të gjithë produktivë:

Class Fustane Nusërie, Mbrëmje

Class me linjën e re të fustaneve Class Petite prodhuar në atelienë tonë të re.

Class Evente (Martesa, Festa Gala Koorporatash, Inaugurime, Ditëlindje fëmijësh, ditëlindje të rriturish, Fejesa, Përvjetore, Festa Surprizë)

Class Make Up and Hair

Class Photography

Renditemi gjithmonë në Top 10 e website-ve më të lexuar shqiptare me www.revistaclass.al

Në televizion, përpara dritave të prozhektorëve dhe kamerave, jam unë, pasioni im për median dhe publikun virtual.

Auditori në studio mirëpret shumë pak njerëz, ndaj dashurinë e publikut nuk e percepton dot.

Ti thjesht përpiqesh me artin e fjalëve, të transmetosh mesazhet e duhura, ta kthesh në art fjalën, të ndash eskperienca pozitive, të ndash dije që hapin horizonte të reja. Por duket shpesh si një raport njëdrejtimësh. Ti dhe publiku i panjohur.

Në të gjithë misterin e vet televizioni mbetet një ushqim i jashtëzakonshëm për zemrën time. Është frymëzim puna që bëj në media.

Ndërsa në zyrën e Class, gjithçka është konkretizuar; besimi i njerëzve, dashuria e tyre, një shtrëngim i përzemërt dore, një fjalë e ngrohtë e shkëmbyer.

I kam pëlqyer gjithmonë realitetet ku njerëzit shkëmbejnë dashurinë njerëzore në mënyrën më të thjeshtë.

"Aloha" është një nga fjalët më të bukura të botës. Ka brenda esencën e jetës dhe marrëdhënieve me njerëzit.

Kam besuar në këtë filozofi!

Dhe njerëzit, ata që nuk i njihja, që i kisha imagjinuar, të cilëve u kisha folur nga kamerat, nga skena që shpeshherë krijon distancë, erdhën për të më takuar, për të folur, për të përqafuar shërbimet tona, për të na dhënë kurajon që i duhet një sipërmarrjeje të re...

Të gjithë ju që po lexoni tani këto rreshta, na keni dhënë mundësinë ta jetojmë këtë emocion.

Por edhe të gjitha ato mendje të ndritura në stafin #classav që ndajnë jetën, punën dhe aspiratat e tyre profesionale në një shtëpi të madhe me shumë ngjyra, të ngrohtë, me dashuri, në një bashkëjetesë profesionale civile shembullore.

Ata janë truri me shumë Giga i Class AV, janë njerëzit që mund të krenohen për çdo kontribut të dhënë.

Prandaj kjo kompani numëron kaq shumë punë të bukura që shumë shpejt do të materializohen në të parin libër të llojit të tij, i cili e ka pasur titullin që pa nisur punën "Të jetosh bukur".

Falë festave dhe gëzimeve tuaja dhe punës së njerëzve në skuadër, 2016 ishte një vit jo thjesht i bukur, ishte i mrekullueshëm!