Në stinën e ftohtë, si asnjëherë tjetër, gjen kënaqësinë që të falin veshjet. Pallto, jaka pelushi, xhupa të ngrohtë, shaje të punuar…veshjet dhe aksesorët e dimrit janë të shumtë dhe ashtu si një filxhan çaji apo zhurmat kërcitëse të vatrës, zënë vend në mozaikun e krijuar me imtësitë e jetës, që thekson anën e bukur të dimrit.

Janë ato kënaqësitë e vogla që të ndihmojnë ta shohësh të bukurën edhe në ditët e ftohta, si ky ajër i hirtë mes pemëve, apo ato nuancat e gjetheve që kapërcejnë njohuritë e tua mbi ngjyrat.

Për dimrin parapëlqej gjithmonë ngjyrat që i përshtaten stinës, ndërsa për modelet zgjedh ato që ndërsa ofrojnë ngrohtësi, theksojnë linjat femërore. Një pallto me rrip, është gjithçka që duhet për ditët e ftohta të punës. Nëse kombinohet me çizme të gjata dhe bie mbi to, ajo  të izolon nga i ftohti dhe të jep një pamje moderne.

Në ditët kur do të jesh më casual apo në fundjavë, një xhup i ngrohtë, me një jakë pelushi është zgjedhja ideale e ngrohtësisë dhe stilit.