Shpesh shikoj në Instagram video kreative të recetave të ndryshme vegane. Kisha ruajtur disa prej tyre që vendosa t’i ndaj dhe me ju.

Dje ju solla 2 receta të thjeshta për të përgatitur një mëngjes vegan. Sot, po ju tregoj se si mund të bëni një drekë të shpejtë e të shijshme vegane.*

1.       Pasta me pesto

vaj ulliri

1 qepë

3 thelbinj hudhër

spinaq

majdanoz

100 g bizele

makarona

Përgatitja: Fillimisht ngrohni vajin e ullirit në një tigan. Shtoni qepën, e pas pak minutash dhe hudhrën. Lërini të marrin aromat e njëra-tjetrës dhe hidhni pak kripë e piper. Më pas shtoni dhe spinaqin. Përzieni të tre përbërësit me njëri-tjetrin. Hidhni majdanozin e lëngun e limonit. Në fund shtoni dhe bizelet. I kaloni të gjithë në blender për të bërë peston që më pas ja shtoni makaronave.

 

 

2.       Pasta me humus

200 g qiqra të konservuara

2 thelbinj hudhër

1 gotë lëng limoni

vaj ulliri

makarona  

ujë makaronash

1 qepë e kuqe

100 g spinaq

Përgatitja: Për të bërë humusin hidhni në blender qiqrat, 1 thelb hudhër, pak kripë, vaj ulliri e lëng limoni. Në tigan hidhni vaj ulliri e më pas shtoni qepën e kuqe, 1 thelb hudhër, spinaq e më pas humusin e përgatitur. Përzieni përbërësit duke shtuar ujin e makaronave. Shtoni në tigan dhe makaronat e ziera dhe përzieni gjithçka bashkë.

 

* inspiruar nga recetat e djemve të BOSH!