“Ti kujton që di të hash sushi? Ti nuk di asgjë për ngrënien e sushit”, thotë Chef-i i hekurt Masaharu Morimoto, ndërsa merret me peshkun ton në pikën që do të hapë së shpejti në Renaissance Downtown Hotel në Dubai.

Edhe pse chef-i nga Hiroshima i trajnuar në përgatitjen e sushi-t tradicional dhe kaiseki-t, një stil shumë preciz japonez i tryezës, që është gjysmë kuzhinë dhe gjysmë art, është i njohur për thyerjen e rregullave të kulinarisë, ai ka një vizion pak tolerant sesi hahet sushi.

Sipas tij, që para se të marrësh shkopinjtë, po gabon.

Gjërat e para në fillim: Nëse mendon që sushi është sinonim i "roll"-it,  ti po humbet mundësinë për të njohur këtë ushqim japonez rruge, sepse sushi në Tokio dikur tregtohej nga shitësit e rrugës, në formën e tij më të pastër: nigiri, peshk i thjeshtë i freskët mbi një bazë orizi me erëza. Chef-i propozon ton me erëza, një sushi standard, edhe pse majoneza thyen traditën dhe zgjedh maki të tjerë jotradicionalë në 12 restorantet qe mbajnë emrin e tij, përfshirë atë që do hapet në Dubai. Por, jini të sigurt, nuk do gjeni asnjë sushi me krem djathi.

Tani që hytë në filozofinë e tij, jeni gati për rregullat Morimoto-s.

As mos mendo të hedhësh wasabi në salcën e sojës

Nëse e bën, po gabon.

Nëse gjëja e parë që bën kur të vjen sushi është të hedhësh wasabi në salcë, ke thyer një nga rregullat bazë të Morimoto-s. Kjo sepse pasta e gjelbër është vendosur tashmë brenda sushit. “Më beso, mos e hidh”, tregon Morimoto. “Unë kam vendosur tashmë wasabi mes peshkut dhe orizit. Sasinë e duhur.”

Çdo kafshim, është projektuar për të qenë një balancë e përkryer e shijeve: kripës, që vjen nga peshku dhe erëzat e orizit, acides, uthulla në oriz, së ëmblës, sheqeri në oriz dhe peshkut.

Për ta plotësuar, një chef sushi do të rregullojë sasinë e wasabi-t me llojin e peshkut që po ha. “Më shumë yndyrë, më shumë wasabi”, shprehet Morimoto duke shpjeguar që horseradish, rrënja nga bëhet wasabi, tkurr shijen e pasur të peshkut. Ndërkohë, salca e sojës i jep shije çdo cope sushi, por po të bashkohet me wasabi, edhe shija e saj humbet.

Ngjyeje me kujdes

“Ti zhyt orizin në salcën e sojës”, thotë Morimoto. "E gabuar!” Ndërsa orizi në sushi jo shumë cilësore mund të jetë deri diku i ngjitur dhe i reziston zhytjes në salcë, chef-at profesionistë të sushit harxhojnë vite për të mësuar si të vendosin me delikatesë erëzat në oriz pa dëmtuar kokrrat dhe pa lëshuar shumë niseshte. Orizi duhet të jetë i ngjitur sa për të qëndruar i bashkuar, por do të bjerë sapo të prekë lëng.

Duke pasur parasysh që pjesa e orizit është poshtë, ju duhet ta zhysni sushin mbrapsht nga pjesa e peshkut.

Sushi hahet me një hapje goje

Shiko rregullin e parë: Çdo copë sushi është bërë për të qenë një balancë e shijeve dhe elementëve, për këtë arsye nëse ha vetëm një pjesë, po sakrifikon shijen e plotë. “Disa njerëz thonë që nuk mund ta hanë të gjithën, është shumë i madh. Më thoni cili është më i madh: një hot dog, një hamburger apo një sushi? Me siguri, jo sushi.”

Mësuat nga një chef japonez!