Truffles me çokollatë është një recetë e thjeshtë që mund ta gatuash për pak kohë edhe në shtëpi. Shef Renato Mekolli thotë se kjo recetë shumë e mirë për festa, por edhe për fundjavat familjare apo festat me miqtë. Përbërësit mund t’i gjesh lehtësisht në kuzhinë, ndaj, nëse për pasditen e kësaj të diele nuk ke ndonjë ide, shef Renato me recetën e tij vjen në ndihmë.

Përbërësit:

500 gr çokollatë

50 gr sheqer

200 ml qumësht

Pak vanilje

Kakao për zbukurim

 

Përgatitja:

1. Ngroh qumështin dhe më pas shto edhe sheqerin me vaniljen.

2. Shkrije çokollatën në një enë me zjarr të ngadaltë.

3. Bashkoji të gjithë përbërësit bashkë përveç kakaos.

4. Vendosi në një kupë që të forcohen dhe futi në frigorifer.

5. Pas 4 ose 5 orësh, hiqi dhe priti në forma sipas dëshirës, ose bëji topa të vegjël duke i lyer me kakao.

Mund servirësh në pjata ëmbëlsirash sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

 

Truffles me çokollatë, një recetë nga shef @renatomekolli 😊👏

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on