Mbretëresha e Anglisë sigurisht që di si të jetojë mirë, sidomos për sa u përket ushqimeve dhe pijeve...Shumë histori rreth recetave të saj të zgjedhura janë botuar në media, por kur kemi menduar që ishte zbuluar gjithçka interesante, del edhe një fakt tjetër që do ju ngjallte dëshirën të jetonit të paktën një ditë në këpucët e saj. Ajo, sipas Business Insider, gjatë një dite shijon as një, as dy, as tre, por katër kokteje.

Para dreke, Mbretëresha Elizabeth pi koktejin e parë të ditës, një përzierje xhini me Dubonnet dhe një fetë limoni dhe shumë akull, sipas Darren McGrady, ish- chef në pallatin mbretëror të Anglisë.

Pastaj, gjatë drekës, McGrady i ka zbuluar The Telegraph që mbretëresha pëlqen ta kombinojë drekën e saj të thjeshtë me perime dhe peshk, me një gotë verë dhe një copë çokollate.

Margaret Rhodes, kushërira e Mbretëreshës ka thënë që Mbretëresha ndonjëherë pëlqen ta kombinojë drekën me dry gin martini.

Ajo e balancon me çajin e pasdites kur pi një përzierje bimore shoqëruar me një ëmbëlsirë.

Më pas, në darkë ndjek rregullin “pa niseshte” nëse darkon vetëm sipas McGrady dhe përmbyll gjithçka me një gotë elegante me shampanjë para se të shkojë të flejë.

Ndoshta pak si shumë alkool, por askush nuk mund ta gjykojë një grua 91 vjeçe, për më tepër mbretëreshë.

Nëse dëshironi edhe ju mund të pini një koktej mbretëreshash. Receta e koktejit Dubbonet përmban shumë pak përbërës.

Ai përbëhet nga një pjesë xhin dhe dy pjesë Dubonnet, një fetë limoni ose portokalli dhe akull.

Përgatitja është shumë e thjeshtë. Hidhni xhinin dhe Dubonnet-in mbi akull dhe përziejeni. Kur ta shërbeni shtoni një fetë limoni ose portokalli nëse keni dëshirë.