Adda's All është një nga ato blogjet origjinale të gatimit, por edhe të stilit të jetës, ku Ada, tregon për recetat që përgatit, librat apo udhëtimet, pak nga gjithçka që e frymëzon.

Para pak vitesh, ajo botoi librin e parë, Jeto, Ushqehu, Dashuro me receta të ndryshme, ndërsa dje me fotot e një tryze të pasur mesdhetare të diele, ka lajmëruar botimin e librit të ri dhe titullin e tij, shumë frymëzues.

"Të Dielave, ky do jetë titulli i libri të ri. Tani besoj e imagjinoni pse?! PS: E di që dhe me këtë të dytin do më thoni ja more titullin këngës së Rezarta Shkurtës", ka shkruajtur blogerja në faqen e saj Adda's All ku shpërndan vazhdimisht receta dhe shkëmben mendime me amvisat duke bërë edhe pak humor sepse me siguri për titullin e parë e kanë akuzuar për ngjashmëri me librin e Elizabeth Gilbert.

Megjithatë, recetat dhe stili i Adës, i thjeshtë dhe shumë pranë lexuesëve, është krejtësisht unik.