Kjo është koha e qershive dhe e reçelit të tyre. Këto ditë, më shumë sesa kurrë, mund ta realizoni këtë recetë të propozuar nga blogu Adda's All.

Përbërësit

500 gr. biskota të thata

250 gr. gjalpë

4 pako filadelfia natyrale

150 gr. sheqer pluhur

lëngu i 1 limoni

200 ml. pana e freskët ose pana për t'u formua (duke parë që në Shqipëri mezi gjendet pana e freskët)

1 majë luge vanilje

4 feta xhelatinë peshku

2 lugë qumësht

Reçel qershie për sipërfaqen

Përgatitja

Vendosni biskotat në blender dhe grijini, pastaj shtoni gjalpin e shkrirë dhe përziejini derisa të bëhet një brumë i njomë. Me këtë masë vishni fundin e një tave dhe anët e saj, ngjesheni mirë dhe nivelojeni. Futeni në frigorifer për 40 minuta.

Ndërkohë vendosni fletët e xhelatinës në një enë me ujë të ftohtë dhe lërini të zbuten.

Në një enë rrihni panën dhe formojeni paksa, shtoni dhe lëngun e limonit dhe përziejeni përsëri. Në një tjetër enë përzieni Filadelfia-n me sheqerin derisa të bëhen krem, shtoni dhe panën e formuar në të dhe përziejini mirë që të keni një krem i plotë.

Kur xhelatina është zbutur vendoseni të shkrihet në qumështin e nxehur, përziejeni derisa të shkrihet plotësisht. Lëreni të ftohet paska dhe kullojeni. Pjesën e filtruar bashkojeni me kremin. Përzijeni përsëri.

Masën derdheni sipër bazës me biskotë, nivelojeni mirë dhe vendoseni përsëri në frigorifer të mpikset. I duhen rreth 4-5 orë.

Në momentin e servirjes shoqërojeni me reçel qershie sipër.

Adda's All