Ndërsa, ende në horizont, majat e maleve shkëlqejnë nga dëbora, pemët janë mbushur me sythe…

Ajo kohë, kur gjithçka nis të lulëzojë, të inspiron të nisësh një fazë të re edhe në jetën tënde dhe kështu lind ideja për të planifikuar dasmën. Class AV është këtu për t’ju propozuar gjithmonë detaje unike, me shije të rafinuar, që përkthejnë gjuhën tuaj të dashurisë në një dasmë të paharrueshme para syve të të gjithëve. Siç çdo dashuri që është unike dhe e veçantë, ashtu do të jetë edhe çdo element i dasmës tuaj. Ja ku po ju prezantojmë disa ide  kreative.

Ngjyrat e stinës

Në këtë periudhë sugjerohen të përdoren ngjyra si pana, rozë e lehtë ose ndërthurja e të dyjave, por edhe një manushaqe e ëmbël si simbol i lules së parë…Krijoni një atmosferë të ngrohtë për dekorimin e sallës ku do zhvillohet eventi.

Buqeta e nuses dhe lulja e dhëndrit

Krijoni kompozime interesante duke kombinuar lulet që simbolizojnë stinën e pranverës, lule delikate fushash ose pemësh.

Cermonia e celebrimit

Shfrytëzojeni natyrën dhe çdo bukuri të sapoçelur të saj.

 

Dreka ose darka

Një sugjerim do ishte që e gjithë festa të organizohej në ambientin e jashtëm, por ky është një vendim që duhet studiuar mirë duke pasur pasaysh kostot.

Detaje

Shkëpusni detaje, elementë të ndryshëm në internet dhe jepuni  jetë duke i sjellë konkretisht në dasmën tuaj.

Ëmbëlsirat

Për pjesën më të ëmbël të festës, fantazia mund t’ju çojë tek ide shumë brilante. E ja ku ne ju sugjerojmë disa të tilla.