Gjatë dekadave të fundit po shohim që janë rritur shumë dasmat dhe nuset që zgjedhin të martohen gjatë  muajve  nëntor-mars në vend të muajve tradicionale në pranverë dhe verë, por pse? Ka  një numër arsyesh që të rinjtë vendosin të organizojnë martesën e tyre jashtë sezonit.

Njerëz të apasionuar pas stinës së dimrit

Dimri është pa dyshim sezoni më romantike dhe kjo ndikon që ciftet të zgjedhin të martohen në këtë periudhë. Gjithashtu, nusja dhe dhëndri, do të jenë shumë rehat me veshjet e tyre dhe më e rëndësishmja, nuset nuk do të duhet të shqetësohen për make-up-in që shkrihet nga të nxehtit!

Një dasmë ndyshe nga të tjerat

Zhvillimi i dasmës në një ditë dimri është diçka e vecantë. Ajo do të shndrrit ditët e errëta të dimrit dhe mysafirët tuaj do kenë më shumë gjasa për ta kujtuar atë, sepse dasmat e dimrit janë të pakta, krahasuar me dasmat e verës.

Disponueshmëria e të mirave

Ambientet ku zhvillohen dasmat dhe kompanitë arreduese, për këtë periudhë, ulin çmimet duke ofruar të njëjtin komoditet. Gjithashtu do e keni me të lehtë të prenotoni make up artisten dhe fotografen tuaj të preferuar. Mos harroni zgjidhni detajet festive për të ngrohur atmosferën dimërore.

Të ftuar special

Do keni të gjithë njerëzit që vërtet do doni në dasmën, pasi ka më pak mundësi të këtë përplasje të dasmës tuaj me një tjetër ose me pushimet.

Do mund të realizoni një ceremoni celebrimi që imiton dimrin plak

Imitoni natyrën dhe merrni me të mirat prej saj.

Aksesorët e fustanit të nusërisë

Zgjidhni një peliçe ose dicka të mëndafshtë, që ta vishni sipër fustanit të nusërisë. Zgjedhja e ngjyrës është opsionale, mund të fantazoni pa fund.

Buqeta e nuses

Krijoni një buqetë të frymëzuar nga stina. Kombinimi i luleve me pishën, boçet dhe pak flokë dëbore do ishtë magjepsëse për buqetën tuaj.

Përzgjedhja e ushqimit dhe pijeve

Tregohuni të zgjuar dhe zgjidhni ushqime që i përshtaten stinës. Përsa u përket pijeve në koktej një ide shumë e mirë do ishte të servirni verë të ngrohtë, kakao ose çokollatë të ngrohtë. Asnjëherë mos lini mënjanë ëmbëlsirat.

Kursim parash

Historikisht nuset zgjedhin të bëjnë një dasmë në dimër për të kursyer para.

Pushime të ngrohta

Një muaj mjalti një një plazh të largët me temperature të larta, kur dasma është zhvilluar në mes të të ftohtit do mbahet mend për më shumë kohë dhe është unik.