Është koha më e mrekullueshme e vitit për një martesë përrallore! Rituali akoma funksionon: Të gjithë familjarët bashkohen për të festuar festat e fundvitit, e ku ka më mirë sesa të keni edhe një arsye tjetër për të festuar: Dasma juaj! Ja disa detaje për t’u ndalur.

Ngjyrat e stinës

Në këtë periudhë nuk mund t’i lini mënjanë ngjyrat që karakterizojnë festat e fundvitit. Krijoni kompozime të veçanta për dekorimin e sallës ku do zhvillohet dasma.

Buqeta e nuses dhe e shoqërueseve

Krijoni buqeta interesante duke kombinuar lulet që simbolizojnë stinën e dimrit me copëza pishe, boçesh dhe shumë elemente zbukurues për një buqetë të veçantë.

Shoqërueset e nuses

Një ide shumë interesante do të ishte, që të gjitha shoqërueset të visheshin me ca elemente si babagjyshi i vitit të ri dhe secila të kishte nga një thes më dhurata, që të ftuarit kanë pregatitur për çiftin.

Një ide tjetër do të ishte sikur të visheshin me fustanë të kuq të gjatë dhe me nga një buqetë me kompozime me lulet e Krishtlindjeve.

Pema e Krishtlindjeve

Sigurisht që  një pemë e dekoruar bukur Krishtlindjesh është një vlerë që do bëhej njësh më mjedisin festues. Përdorni për ngjyrat e dasmës ato që ju keni zgjedhur për të dekoruar pemën. Ngjyra e bardhë, argjend, ari, e kuqja e bëjnë mjedisin klasik dhe elegant, duke shtuar dozën festive.

Ftesat

Ktheni fantazitë tuaja në ide konkrete dhe dizenjoni ftesa të veçanta.

Embëlsirat

S’mund të mos përgatisni një tortë madhështore me një kombinim ngjyrash midis së kuqes, së bardhës dhe së zezës. Ja ku ju japim disa ide sesi mund të jetë ajo.