Vjeshta po vjen dhe peizazhi gold është shumë frymëzues për të realizuar fotografitë e dasmës suaj. Ndonjeherë në vjeshtë natyra bëhet dekori më origjinal. Ndërthurja e nuancave të ambientit në portokalli, të kuqe dhë të verdhë është dekor që s’mund të krijohet dhe të sillet kaq bukur, siç vëtëm natyra di ta bëj. Era e lehtë në sfond, do u japë natyralitet fotografive dhe kjo freski do jua bënte më komod dhe më pak të lodhshëm setin.

Për të gjithë ju që keni zgjedhur të bëni dasmën në këtë periudhë, mos u demoralizoni, ne ju japim ide se ku mund t’i realizoni. Një ide do ishte të realizoheshin në mal. Gjeni një mal të virgjër, ku pemët e gjata, gjysmë të thara do konturonin dhe do zbukuronin sfondin pas shpinës tuaj. Gjithashtu vend ideale do ishte pranë liqenit, ku gjethet e zverdhura përshkohen nga rrezet dhe shkëlqimi i sipërfaqes së liqenit e bën gjithashtu shumë spektakolare dhe romantike skenën.

Edhe kopshtet e vogla, vilat dhe oborret e vetmuara të zbukuruara natyralisht me gjethe të praruara krijojnë një mjedis shumë të këndshëm për fotot.