Kur bëhet fjalë për ceremoninë e martesës, dy protagonistët janë më të stresuarit. Jo vetëm sepse duan që dita më e lumtur e jetës të shkojë shumë mirë, por të jetë dita që ata ta mbajnë mend për gjatë gjithë jetës. Edhe pse, pas shumë vitesh, mund t’i tregojnë me shumë humor edhe “peripecitë” që iu desh të hiqnin apo… edhe ato gjërat që do të donin të mos i kishin harruar.

Cilat janë 10 gjërat që nuk duhet t’i harroni në ditën më të rëndësishme?

Fustani

Veshja është shumë e rëndësishme jo vetëm për ju, por edhe për të ftuarit tuaj. Në momentin që hyn nusja, të gjithë shikojnë më vëmendje se çfarë ka veshur, detajet që ka përdorur dhe si janë ndërthurur ato me personalitetin e saj.

Fotografia: Armand Sallabanda

Shqërueset

Zakonisht, si shoqëruese të nuses zgjidhen personat më të dashur të ciftit. Shoqërueset marrin pjesë në setin fotografik që realizon çifti dhe, sigurisht, zgjedhja e fustaneve përbën një detaj që i duhet kushtuar vëmendje. Ato mund të jenë fustane që përcjellin një mesazh të vëçantë, duke personalizuar dasmën.

Detajet personale

Të bësh diçka pak më ndryshe në ditën e dasmës është një ide brilante dhe kujtim që do të mbahet mend gjatë nga mysafirët. Personalizimi përmes momenteve të shkëputura  nga fëmijëria e çiftit, kujtime nga lidhja e tyre para martesës etj., sjell gjithmonë emocione të veçanta.

Organizimi

Marrja me organizimin e dasmës kërkon kohë dhë përkushtim maksimal. Mirë do ishte që ai të behëj nga protagonistët ose nga persona të besuëshëm, që i marrin udhëzimet nga çifti. Organizimi i dasmës duhet nisur muaj përpara dhe sugjerohet që gjithçka të hidhet në letër, në mënyrë që asnjë detaj të harrohet.

Salla e pritjes

Zakonisht, pritja e të ftuarve mund të realizohet në ambientin e jashtëm të sallës ku zhvillohet dasmën. Mysafiërt e dasmës mund të priten me një koktejl të servirur në mënyrë elegante. Mund të bien në sy detaje si: dekorime me qirinj, lule natyrale, drita shumëngjyrëshe, etj. Në një anë mund të vëndoset një tabelë me pozicionimin e të ftuarve sipas tavolinave dhe libri i urimeve. Diçka duhet të keni parasysh: Duhet të jeni të përgatitur për të bërë përshtypje!

Plani i tavolinës

Është shumë e rëndësishme që  plani i tryezës të inspektohet. Vendosja e të ftuarve në tavolina duhet të planifikohet sipas lidhjeve familjare ose miqësore që kanë me njëri-tjetrin. Do jetë gabim shumë i madh dhe do mbaheni mend për keq në qoftë se ky planifikim nuk bëhet sipas kësaj ndarjeje.

Ushqimi

Të ftuarit, në mënyrë të pashmangshme, do të mbajnë mend se çfarë ka pasur për të ngrënë në ditën tuaj të dasmës, qoftë për mirë apo për keq. Që të shpëtoni nga përshtyjet negative, duhet që  ushqimet të jenë të freskëta, të gatuara mirë dhe të shijshme. Në qoftë se dëshironi, në menu mund të përfshni edhe ushqime tradicionale.

Muzika

Thuhet se DJ ose orkestra është “shpirti i dasmës”. Zgjedhja e duhur e këngëve do krijonte një atmosferë të mrekullueshme.

Fjalimet

Ka një seri fjalimesh që tradicionalisht mbahen në fillim të dasmës ose në fund të saj. Krijoni një fjalim të bukur, emociononi partneren/in dhe shprehni falënderimet për pjesëmarrësit. Gjithashtu fjalimet mund të mbahen nga një personi i dashur për çiftin. Duhet të keni parasysh që të shmangni fjalimet e gjata dhe fjalime e papërshtatshme.

Falënderimet

Në fund të dasmës falënderoni të gjithë të ftuarit që ju nderuan më ardhjen e tyre dhe jua bënë dasmën më të veçantë.

Shënim: Një pjesë e fotografive të përdorura në shkrim janë realizuar në ambientet e Class By Alketa Vejsiu dhe Class Photography.