Tematika e ngjyrës për dasmën tuaj ka fuqinë të krijojë atmosferën që ju dëshironi, prandaj zgjidhni me mencuri. Përacktimi i këtij elementi në fillim ka rëndësi për të siguruar që cdo pjesë të jetë e mirëkoordinuar me njëra tjetrën dhe të përputhet për të gjithën në tërësi. Ngjyrat varen nga preferencat tuaja por duhet të merrni parasysh ambjentin ku do të organizohet eventi , si dhe formalitetin apo informalitetin e ceremonisë dhe pritjes.

Kompleksiteti ose thjeshtësia e skemës së ngjyrave që do të përdoren janë nje pjesë tjetër e vendimit tuaj, të cilat varen nga preferencat tuaja, buxheti dhe durimi ! Mëposhtë do të gjeni faktorët kryesorë përcaktues për marrjen e vendimit tuaj:

 

  1. Përdorni nuancën tuaj të preferuar. Nëse jeni dashuruar që në gjimnaz me ngjyrën livando të lehtë, kjo është një pikë nisje e mirë.  Cila është ngjyra juaj e preferuar?Si referencë, mund të merrni ngjyrën e garderobës. Ngjyra bazë mund te ndërthurret me shije me detajet në një ngjyrë shoqëruese.  Kujdes ! Shikoni  cilat ngjyra kombinohen me njëra tjetrën. Mund të merrni copëza të shkëputura nga revista të ndryshme dhe t’i provoni.
  1. Merrni në konsideratë ambjentin ku do të organizohet eventi. Shikoni ngjyrat e perdeve, mureve dhe aksesorëve komplemantarë të restorantit. Nëse ambjenti ka ngjyra te forta, duhet të zgjidhni ngjyra të tonaliteteve më të lehta që të kombinohen në harmoni me tërësinë. Nëse keni perzemër një ngjyrë te caktuar, kjo mund t’ju kushtezojë në përzgjedhjen e restorantit, i cili duhet të favorizojë zgjedhjen tuaj. Ju sugjeroj të jeni mendjehapur dhe te kujdesshëm, pasi mund të jetë vetë  restoranti i cili mund t’ju japë ide për kombinimin e  tonaliteteve. Psh. Ndërtesat e vjetra zakonisht kanë perde të rënda dhe tapete me tonalitete te errëta. Konsideroni ngjyrën e bardhë ose krem për të tilla raste, për t’i dhënë ndricimin e munguar. Dasmat që organizohen në natyrë kanë nevojë për ngjyra të celura për të theksuar freskinë.

  2. Përgatituni të keni dy ngjyra të ndryshme Nëse kisha dhe restoranti janë të ndryshme me njëra tjetrën në tonalitete. Në përgjithësi, ka më shumë liri veprimi në përdorimin e ngjyrave në restorant sesa në kishë. Gjithsesi, ju mund t’a mbartni një pjesë të tematikës në detaje, si në veshjet  dhe lulet natyrale.

  3. Përcaktoni lulen e preferuar. Nëse lulet e diellit janë ato që ju pëlqejnë, nuk ka asnjë arsye pse mos të jenë ato zgjedhja juaj. Mund të përdorni ngjyrën e lules suaj të preferuar si dominante ose shoqëruese të dekorit.

  4. Merrni në konsideratë sezonin. Dekorimi bëhet më i lehtë për t’u realizuar  kur Nëna Natyrë shndërrohet në guidën tuaj. Pse mos të merrni frymëzim nga ngjyrat natyrale te stinës? Psh dimri mund të ketë mbizotëruese të bardhën (bora) ose të kuqen (krishtlindjet). Vjeshta mund të shoqërohet nga ngjyra gold. Pranvera nga ngjyrat rozë antike ose pastel.

  5. Mos harroni fustanet e shoqërueseve. Nëse dëshironi që gocat që do t’ju shoqërojne të vishen “kokë e këmbë” me ngjyrën tuaj të preferuar, duhet të merrni parasysh të jetë një ngjyrë që i shkon me portretin dhe që të jenë të lumtura me zgjedhjen tuaj.

  6. Mos harroni dhëndrrin dhe shoqeruesit e tij. Detajet bëjnë diferencën ! Kollarja ose një lule në xhaketë mund të jetë zgjedhja e duhur për t’u bërë pjesë e tematikës.

  7. Kujdesuni për elementët e tjerë. Synoni thjeshtësinë në ngjyrën e tortës, e cila ka lidhje edhe me tërheqjen e të ushqyerit. Lulet natyrale mund te jenë ato qe plotësojnë ngjyrën e dëshiruar. Fjongot e picetave, numri I tavolinave, menutë dhe aksesorët e tjerë të dekorit janë ato që do t’ju ndihmojnë në krijimin e atmosferës që dëshironi. Ndricimi, elementi i fundit që përmendet është ai qe favorizon dhënien e “furcës magjike” për cdo rast.