Festa e 10-vjetorit të Erdit ishte e frymëzuar nga pallatet mbretërore. Ai, si një princ i vërtetë u gjend mes sallës dhe të ftuarve që ishin mbledhur posaçërisht për të.

Ngjyrat e ditëlindjes ishin e bardhë, blu dhe flori, fundja ashtu i takon një princi.

Dekoret dhe detajet  e  personalizuara, ashtu si nga çdo festë tjetër nuk mungonin as nga festa e Erdit.