Ambienti i jashtëm i lokalit u shndërrua në një kopësht magjik për të pritur festën e madhe të vogëlushes Elia. Njëvjetori e gjeti atë të rrethuar me njerëzit që aq shumë e duan, me lule plot gjallëri dhe flutura shumëngjyrëshe.

Ato kishin qendruar kudo, tek torta, tek ëmbëlsirat, te lulet, madje disa ishin ende në fluturim.

E bardha dominonte ambientin e festës dhe elementet kryesisht me ngjyrë vjollcë dhe rozë ndërthureshin për të krijuar idenë e një kopshti përrallor.

Ashtu siç ndërthuren dhe ëndrrat me realitetin, duke dhënë rezultatin më të mirë.