Ngjyra rozë nuk del asnjëherë nga moda kur bëhet fjalë për organizime festash dhe ditëlindjesh, aq më tepër për një ditëlindje si të Aislinn, që festonte vitin e saj të parë.

Motivet girly nuk mungonin në sallën ku u organizua festa e vogëlushes të ëmbël. Dita ishte plotësisht e kushtuar për të, edhe në detajin më të vogël nën përkujdesjen e stafit të Class Events.

Princesha e mamit dhe babit u bë 1 vjeç dhe ishte e rrethuar nga dashuria e tyre, aroma e trëndafilave por edhe nga shija e ëmbëlsirave që çdo vogëlushe në moshën e saj i adhuron.

Ditëlindja e parë është si një gonxhe e sapo çelur, e freskët dhe plot bukuri. Një gonxhe që me kujdesin e duhur do të mahnisë shumë sy.