Hana ka festuar 1 vjetorin e ditëlindjes së saj në ditën e dashurisë, prandaj nuk kishin se si të mungonin dekorimet e veçanta në formë zemre dhe trëndafilat e kuq.

Tavolina e gjatë, e mbuluar me një mbulesë të bardhë në formën e një fustani princeshe dhe e dekoruar me shirita të kuq.

Përpara saj janë vendosur arusha të mëdhenj dhe kuti dhuratash, ndërsa vendi ku është vendosur tavolina është dekoruar me lule të mëdha të  kuqe dhe korniza të dekoruara me zemra të kuqe.

Tavolina është e mbushur plot me ëmbëlsira, në qendër qëndron torta në formë trëndafilash të kuq dhe torta me kate mbi të cilën janë vendosur dy arusha dhe anash saj dy shandanë të bardhë të cilët nuk mbajnë qirinj por trëndafila të kuq që simbolizojnë njëkohësisht edhe ditën e Shën Valentinit.

Po ashtu vendi është i dekoruar me tavolina të mbuluara me mbulesa të bardha dhe të kuqe në formë zemre dhe të kombinuara me tullumbacet e kuqe që qëndrojnë në ajër.

Të gjitha ëmbëlsirat janë të dekoruara me shkrime të personalizuara, që mund të mbajnë emrin e Hanës ose urimet për të që shprehen edhe në këtë tabelë të madhe.