Po planifikoni pagëzimin e fëmijës, por nuk keni informacion shumë të detajuar rreth këtyre organizimeve? Sigurisht që Class AV ju vjen në ndihmë me disa ide kreative. Ne do kujdosemi që të keni kujtime të paharrueshme dhe të jetë një event spektakolar.

Pagëzimi është sakramenti i parë në krishtërim me anë të cilit një besimtar i kësaj feje pranohet në gjirin e saj duke u spërkatur me ujë të bekuar mbi kokën e tij, ose duke e zhytur në të. Sigurisht ju doni që të mbahet mend gjatë kjo ngjarje dhe të jetë një fillim i mbarë i një jete plot supriza.

Me rastin e pagëzimit duhet të jenë të pranishëm: fëmija, prindërit e tij, nuni apo nuna ( kumbara ose ndrikulla) dhe të gjithë të afërmit e familjes suaj. Sipas ligjit kishtar, asnjë fëmijë s`mund të pagëzohet pa kumbar ose pa ndrikull.

Periudhat kur mund të zhvillohen pagëzimet në besimin ortodoks apo katolik janë zakonisht për Pashkë, pas 15 Gushtit dhe para Krishtlindjeve. Ritualin e pagëzimit, zakonisht, e kryen prifti.

Ja cilët janë elementet që përdorën në pagëzim :

  • Veshja e pagëzimit
  • Këpucët
  • Çorapet
  • Ndërresat
  • Llambadha (qiriri i madh)
  • Seti i vajit (peshqiri  i priftit, shishja e vajit, sapuni)
  • Kryqe të vogla ose dëshmitare 
  • Tre qirinj të vegjël,
  • Kutia e rrobave.

Të gjitha këto sigurohen nga kumbari.

Në momentin që mbaron procesi i pagëzimit, prindërit përgatisin konfeta dhe ëmbëlsira për të ftuar. Dekorimet e kishës dhe të ambientit ku do vazhdojë festa mund të zbukurohen sipas dëshirës, por kostot e këtyre planifikimeve janë barrë e kumbarit ose nunit. Më poshtë po ju japim disa ide.

Dekorimi i kishës

Lulet natyrale, tollumbacat, kompazimet me letër,qirinj të llojeve të ndryshme janë zgjedhje preferenciale dhe ne po ju sygjerojmë disa të tilla. 

Dekorimi i ambientit

Ju zgjidhni vendin dhe ne mendojmë për çdo detaj tjetër. Aksesor kompletues dhe shumë të rëndësishëm janë edhe këta elemetë  më poshtë.

Të ëmblat

Konfetat dhe ëmbëlsirat janë ndër elementët më të rëndësishëm që plotësojnë dhe ëmbëlsojnë të gjithë organizimin. Ja si mund të jenë ato.