Ditëlindja e parë e Mias ishte një impenjim nga i gjithë stafi Class AV për të realizuar një event, që të kujtohej gjithmonë si një nga festat me të veçanta dhe mbresëlënëse të përvjetorit të parë.

E gjithë festa u mendua si një “Winter Wonderland” ku të mblidheshin bashkë bardhësia e akullit, flokët e borës, vargje kristalesh, Mbretëresha e Dëborës… dhe çdo gjë tjetër për të imituar sa më mirë dimrin më gjithë bukurinë e tij. Doni të dini sesi u realizua e gjithë kjo?! Lexojeni deri në fund.

Hyrja në ambientin që do zhvillohej ditëlindja

Hyrje u konturua me lanterna të bardha, të madhësive të ndryshme dhe brenda tyre ndriçonin qirinj të vegjël si xixëllonja. Tavani i dekoruar me tollumbace të bardha dhe e gjithë dyshemeja e mbuluar me dëborë artificiale. Sapo hyje të binte në sy një baner i personalizuar dhe tabela e listës së emrave të të ftuarve. Ato ishin vendosur një një kornizë të bardhë me një sfond pasqyrë.

Dekorimi i sallës

E gjithë salla u vesh me perde të bardha dhe tek-tuk vargje kristalesh që pikonin nga lart dhe tollumbace të bardha. Të dukej sikur hyje në një nga peizazhet që dimri vetë krijon, por gjithçka ndërthurej kaq bukur me një ndriçim herë rozë e herë blu, që të ftonte drejt një atmosfere shumë festive. Mbulesat e tavolinave dhe karrigeve ngjyrë pana ia shtonin bardhësinë të gjithë eventit. Në qendër ishin kompozimet e luleve natyrale me vazot e larta të qelqit dhe fjongot po ngjyrë pana.

Tryeza e ëmbëlsirave

E dekoruar me një tyl të bardhë si të ishtë një fustan princeshe, vinte tryeza e ëmbëlsirave që servireshin në krye të sallës. Midis ëmbëlsirave të ndryshme të personalizuara, dominonte një tortë me katër kate e dekoruar me trëndafila rreth e rrotull. Konfeti në formë fustanesh vinin si një risi në këtë ditëlindje kaq të veçantë.

Animatorët

Si në çdo ditëlindje fëmijësh nuk mund të mungonin presonazhet si Hello Kitty, Elsa dhe Frozen, Winnie Pooh etj. Një personazh shumë i veçantë dhe shumë i pëlqyer nga fëmijët ishte edhe mbretëresha e Borës, veshur me një fustan të bardhë nusërie të Class Alketa Vejsiu dhe kuruar me mjeshtëri nga make up artistja e Class Make up.

Dhuratat për të ftuarit

Përveç dhuratave që i kishin bërë Mias, nuk mungoni surprizat edhe për të ftuarit. Dhurata të personalizuar me makaronsa dhe ëmbëlsira të tjera.

Krijimi i atmosferës festive

Përveç muzikës, ambientit festiv i shtoheshin edhe fishekzjarrët e letrës që shpërthyen në momentin e prerjes së tortës.