Jeni në prag të festës së ditëlindjes së fëmijës suaj dhe keni një mori idesh që ju ngatërrohen nëpër mendje?

Keni copëza dëshirash që s’po i harmonizoni dot dhe një lumë fotografish të zgjedhura nga Pinterest apo Instagram dhe nuk dini ç’të bëni përpara?

Tek "Class by AV" u desh shumë kohë për të mbërritur në një koncept të gjerë, të larmishëm dhe të qartë idesh për festat e fëmijëve, ditëlindje, party tematike apo baby shower! Jemi gati tani të pushtojmë toka të reja në fantazinë njerëzore, me përpjekje profesionale gjithë ngjyra dhe ide për të rikthyer të rriturit tek imagjinata e pakufijshme e përrallave të fëmijërisë dhe të vegjëlit te planeti i tyre i lumturisë.

Shërbimi i festave të fëmijëve është një nga propozimet e reja të "Class By AV". Struktura që kemi krijuar mbulon me pasion e përkushtim të gjitha natyrat e festave: martesa, mbrëmje gala koorporatash, festa ditëlindjeje fëmijësh, festa në pritje të bebeve (baby shower), ditëlindje e përvjetore të rriturish.

“Minons Party” ishte zgjedhja e një djali 4-vjeçar, që në një kopësht të gjelbëruar në natyrë, në lagjen ku banon, organizoi një festë ku gjithçka identifikohej nga ngjyrat blu dhe e verdhë e kukullave të famshme Minions!

Disa sugjerime që mund t’ju ndihmojnë, nëse doni të realizoni një festë të veçantë që të kënaqen të vegjël dhe të rritur:

1. Festat tematike janë gjithmonë më të bukura dhe i japin identitet festës.

2. Ngjyrat që do të zgjidhni duhet të kenë një kuptim të veçantë që lidhet me një atmosferë filmi të animuar (Frozen për shembull karakterizohet nga ngjyra e bardhë, argjend, e kaltër).

3. Është bukur që përveç animatorëve dhe klounëve që pikturojnë portretet dhe bëjnë lojëra të ndryshme me tollumbace, të ketë edhe aktivitete të tjera krijuese.

“Në kuzhinë me master shefa të vegjël” do ishte një ide fantastike për t’i bërë fëmijët që në një pizzeri të punojnë vetë brumin, ta pjekin në furrë dhe ta ndajnë me prindërit dhe njëri-tjetrin kënaqësinë e gatimit të tyre. Sigurisht, Class do t’i pajisë me uniforma dhe kapele të posaçme për gatimin!

4. Ushqimi është mirë të ndahet në të ëmbla dhe të kripura.

Të kripurat duhet të jenë “finger food” që nuk bën pis, sa më praktike.

Për ëmbëlsirat ka një seri zgjedhjesh cupcakes e tortash me ngjyra.

5. Pijet:

Lëngjet e freskëta të shtrydhura në natyrë janë ideale për fëmijët.

Të rriturit mund të mjaftohen me një gotë verë, birrë apo prosecco me fruta.

6. Tollumbacet dhe dekoracionet e tjera thjesht e bëjnë më festiv mjedisin dhe nuk mund të mungojnë.

7. Kartolinat e falenderimit me portretin e fëmijëve që ndahen në formë ftese ose si një kujtim nga festa janë detaj i bukur.

8. Është bukur që fëmija që feston t’u ndajë një dhuratë fëmijëve që janë ftuar. Mundësitë janë pa fund dhe konsulentët tanë mund t’ju vijnë në ndihmë.

9. Elementet e show-t: muzika, dj, mikrofoni, fonia, skena do t’i jepnin një pamje të veçantë ditëlindjes dhe do t’i bënin fëmijët të ndiheshin protagonistë të mbrëmjes. “Class by AV” ju pajis me një skenar për këtë.

10. Mes të ftuarëve ka fëmijë instrumentistë, është gjithmonë shumë bukur që ata të luajnë me instrumentet e tyre.

11. Mos harroni fotografin dhe kameramanin që perjetëson kujtimet në një album e në një video së cilës do t’i riktheheni gjithmonë me nostalgji e gëzim.

Këshillat e Alketa Vejsiut:

Festat e fëmijëve i mendoj të thjeshta me natyrë artistike dhe krijuese.

Me buxhet modest, por me ide të bukura.

Adhuroj vendet në natyrë ose sallat me hapësirë, ku fëmijët rrotullohen dhe lëvizin lirshëm.

Ushqimi dhe pijet duhet të jenë bio e të shëndetshme.

Për gjithçka tjetër më spektakolare, ju pres te takohemi te "Class by AV!"