Ajo e ka shprehur shumë kohë më parë që për të atin ka një adhurim të veçantë. Tani që vitet kalojnë dhe ai feston përvjetore, dashuria e saj sa vjen dhe shtohet. Ndaj në këtë 70 vjetor, Bleona i ka përgatitur një festë surprizë të atit.

Nën baner-in që mbante fotografi nga të gjitha momentet e veçanta të jetës së tij pranë familjes, parakaluan të gjithë të ftuarit që e uruan përzemërsisht z. Nazmi.

Miqtë e Bleonës nga YFSF por edhe të tjerë si Aurela Hoxha, Soni Malaj etj, ishin të pranishëm në një festë të ideuar nga vetë Bleona dhe realizuar nga Class Event.