Ndoshta ju duket e pabesueshme, por Ariel Tejada, grimieri i preferuar i familjes Kardashian, është në Tiranë prej disa ditësh. Me ftesë të njërës prej mikeshave të tij më të mira Anxhelina Hadërgjonaj, vajzës së këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj, grimieri i famshëm ka pranuar të vizitojë vendin tonë për të parë nga afër gjithçka i kishte përshkruar Anxhelina për Shqipërinë dhe Tiranën. Por këngëtarja ka pasur edhe një arsye më shumë që e bëri ftesën në këtë moment.

Sot, Ariel feston ditëlindjen dhe Anxhelina ka menduar deri në detaje festën surprizë. Duke ia besuar eventin Class Events dhe restorant Living,  Anxhelina së bashku me miqtë e afërt, ka menduar t’ia festojë 21-vjetorin mikut të saj me një event special.

Torta e ideuar nga Class Events dhe realizuar nga Chef Pastry Ana Lucia

Eventi special nga Class Events është menduar deri në detaje. Ngjyrat e tokës dhe e arta e ëmbël janë ndërthurur bashkë për t’i dhënë më shumë klas dekorit. Torta e personalizuar me produktet e make up-it ka qenë një tjetër aksesor i shtuar surprizë i eventit, realizuar nga Ana Lucia.

Foto: Vani Dafa, Class Photography

Vendi: Restorant Living ETC, kati II

Artistja e kompozimeve te luleve: Frida

Event Producer and Implementation: Viola dhe Mario Class Events

Architect and Design: Alba dhe Ana