Është një romancë filmash, si kushdo mund ta ëndërronte... Tedi Ngjela dhe Era Xhabafti kanë zyrtarizuar mbrëmjen e së shtunës dashurinë e tyre. Prej muajsh, çifti kanë bërë publike lidhjen, derisa mbrëmjen e djeshme, në një ditë të veçantë për Erën, u organizua një festë unike, e qëndisur me shumë dashuri.

Në ditëlindjen e 27-të të Erës, familja Ngjela organizoi një festë në Bar Austria, ambient që Tedi menaxhon prej vitesh, ku gjithçka ishte menduar dhe dekoruar deri në detaj nga Class By AV.

Mes shumë detajeve romantike, gold and red, trëndafila, tullumbace, qirinj, atmosfera rreth e rrotull ishte një frymëzim i ëmbël nga Siçilia. Gjithçka përçonte një emocion të veçantë për çiftin e ri, të cilët dukeshin mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.  

Me dhjetëra të ftuar, ndër të cilët edhe personazhe të njohur, kanë uruar Erën dhe Tedin, që së shpejti presin të bëhen edhe prindër të një vajze.

Ditëlindja ishte menduar jo pa qëllim të ishte kaq romantike, me ngjyrat simbol të dashurisë. Gëzimit të dyfishtë të Erës dhe Tedit iu shtua edhe ky dekor i menduar me kujdes nga Class Events.  

Kush është Era Xhabafti, dashuria e Tedit?

Në fillim të janarit, Tedi bëri publike lidhjen me Erën, vajzën e re të ardhur nga Londra, e cila ka filluar të shijojë sukseset e para në fushën e biznesit.

Lidhja e veçantë me brunen bukuroshe u kuptua shpejt, që kur Tedi i dedikonte asaj statuse romantike, madje edhe kur gdhendi në lëkurë atë që tashmë e kishte gdhendur edhe në shpirt. Tatuazhi “Nga letra në një kujtim të përjetshëm” ishte personifikimi i gjetur që Tedi i kushtoi Erës, e cila filloi të ndryshojë katërcipërisht jetën e tij.

Ajo tashmë po shijon edhe çastet e bukura me Tedin, që herë pas here i shfaq edhe në rrjetet sociale, duke marrë shumë përgëzime nga miqtë dhe fansat.

Mbrëmjen e së shtunës, Era kishte zgjedhur një fustan të verdhë të gjatë, mjaft elegant, i cili ia nxirrte në pah tiparet mesdhetare, edhe pse nuk ia fshihte dot plotësisht barkun tashmë të rrumbullakosur.

Fotografia: Orsola Mema nga Class Photography