Një kampione që martohet me një biznesmen. Një dasmë madhështore, ku të ftuarit janë personalitetet më të njohur të muzikës dhe modës. E megjithatë, veç këtij shkëlqimi dhe vaniteti, edhe një histori shumë e bukur dashurie nga ato që të prekin drejt e në zemër.

Serena Williams është martuar me Alexis Ohanian, vetëm 11 javë pas lindjes së vajzës. Ata ftuan rreth 200 veta në festën e organizuar në New Orleans këtë javë, mes tyre, Beyonce, Eva Longoria, Caroline Wozniacki, Kim Kardashian dhe editoren e Vogue.

Tema e dasmës ishte frymëzuar nga "E bukura dhe Bisha". Një atmosferë përralle i përshtatej shumë prindërve të një fëmije tashmë, por ishte edhe më e përshtatshme për shkak të kuptimit të saj romantik.

Të gjitha të veshura me fustane të gjatë mbrëmjeje, ndërsa Kim paksa më moderne me një fustan të thjeshtë, pas trupit. Njëra nga të ftuarat, kishte veshur një fustan të stilistit shqiptar Valdrin Sahiti. Nicole Ali Parker kishte zgjedhur krijimin e Sahitit, një fustan të gjatë, lejla, me një pjesë të konsiderueshme tyli të tejdukshëm.

Ciara, Kelly Rowland, Beyonce, LaLa Anthony dhe Ciara

Caroline Wozniacki dhe David Lee
Nicole Ari Parker me fustanin e Valdrin Sahitit