Modelja shumë e njohur për format e saj bombastike, që bien dhe më shumë në sy në kohët tona kur pasarelat dhe revistat janë mbushur me vajza të bukura, por nën peshë, është martuar me të dashurin dhe mikun e saj më të mirë.

Kanë zgjedhur Italinë, për të festuar dasmën e tyre private, edhe pse nja dy foto dolën në media, ndërsa më pas vetë Kate Upton dhe bashkëshorti i saj, lojtari i bejsbollit, Justin Verlander.

Modelja 25 vjeçe dhe lojtari i Astros, 34 vjeç u martuan në një mjedis shumë të këndshëm në natyrë, pasi Kate kishte festuar me mikeshat e saj braktisjen e beqarisë në La Plaza në Manhattan.

 

Cheers to getting pampered @GuerlainSpaNY and being showered with ❤️ 🍾🥂@ghmumm #darewincelebrate

A post shared by Kate Upton (@kateupton) on

 

Dasma e tyre, erdhi pasi Verlander dhe skuadra e tij Astros fitoi për herë të parë kampionatin World Series.

Modelja është e njohur për fotot e saj në revistën Sports Illustrated në botimet e rrobave të banjës. Për dasmën e saj, megjithatë ajo ishte kthyer në modën e viteve të mëparshme me një fustan Valentino me mëngë dantelle, në përputhje të përkryer me peizazhin e Toscana-s.

Ka veshur dhe lumturi...pa fund!