E hëna pas dasmës ishte një ditë pothuajse e qetë për çiftin e sapomartuar Marina dhe Geti, por edhe për një pjesë të mirë të të ftuarëve që iu gëzuan festës deri në orët e para të mëngjesit. Me përjashtim të Luanës dhe të ndonjë tjetre po aq të apasionuar për të ndarë lumturinë e këtij gëzimi me të gjithë, të tjerët kanë pritur edhe disa orë. Jo vetëm për t’u çlodhur, por edhe për t’i zgjedhur me kujdes fotot dhe momentet më të bukura që kanë ndarë në profilet sociale.

 

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Nga skuadra e nuses, fotot e Marinës me fustanin e bardhë kishin filluar, ndërsa vetë ajo përzgjodhi mes qindra fotove shumë pak për t’i ndarë me miqtë e saj. Momentet pikante, nusja i prezantoi me një kolazh bardhë e zi, i cili nuk kishte nevojë për të shtuar fjalë – ishin momentet e lumturisë ato që flisnin më shumë.

Pas Marinës, një kolazh me foto të mrekullueshme ndau me të gjithë edhe dhëndri. Pa dyshim edhe Geti është kujdesur për të zgjedhur fotot që kanë ngrirë momentet më të bukura. Duke i falënderuar të gjithë që u bënë pjesë e ditës së tyre të rëndësishme, Geti zgjodhi pothuaj të gjitha fotot që ndërtuan natën e tij dhe të Marinës duke u ndalur pothuaj në çdo fragment të asaj nate.

Në krahasim me familjarët e Marinës, të Getit janë treguar pak më të rezervuar për postimin e fotove të dasmës në rrjetet sociale. Pavarësisht se prindërit e Getit dhe vëllai i tij u panë gjithandej në fotot e postuara, e ëma, Florije Selimi, dhe i vëllai i Getit, Liberiani, kanë vetëm pak orë që kanë ndarë me miqtë virtualë disa prej momenteve më të bukura të dasmës.

E ëma e Getit, sapo ka ndërruar foton kryesore në Facebook-un e saj duke vendosur një prej më të bukurave të nuses dhe dhëndrit. Po ashtu, ajo ka postuar edhe një foto tjetër pak para ceremonisë në altar dhe një të tretë duke kërcyer me të birin – kush nuk i adhuroi ata të dy në atë moment?

Ndërsa Liberiani, edhe ai po aq i kujdesshëm me postimet e fotografive, ka zgjedhur nga dasma një foto duke kërcyer me të ëmën dhe një tjetër me dy miqtë e tij dhe të Getit, Orik Drançolli dhe Orges Drançolli.

 

Smile😃with mommy.. #wedding @ghettogeasy @marina_vjollca

A post shared by Liberian Selimi (@liberiann) on

Pas këtyre  fotove, me dhjetëra urime e përgëzime shkojnë për çiftin, por edhe shumë komplimente për mamanë e Getit – elegante, e bukur, fisnike.

 

WeddingMode👰🏼🤵🏻 @marina_vjollca @ghettogeasy

A post shared by Liberian Selimi (@liberiann) on