Kur kanë kaluar 3 ditë nga dasma e vitit, ajo e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, reperi i njohur pasi është çlodhur nga dasma, ka gjetur kohën dhe ka publikuar fotot nga dita më e rëndësishme në jetën e çiftit.

Në harmoni me njëri-tjetrin, të rrethuar nga njerëzit më të dashur të tyre, çifti i njohur shkëlqeu natën e 10 shtatorit. Marina ishte hyjnore atë mbremje në breg të detit, dhe lumturia e saj shihej në çdo moment.

Edhe Geti nuk mbeti pas. Nëse gjithmonë ishim mësuar ta shikonim serioz në videoklipe, reperi atë natë ishte më i qeshur se asnjëherë tjetër.

Disa nga fotot më të bukura që Geti ka postuar janë sigurisht me Marinën, por edhe me nënën dhe familjarët e tij. Për më shumë shikoni, super albumin e dasmës së vitit…atë të Marinës dhe Getoarit.