Dasmat e personazheve të njohur nuk kanë mbaruar. Edhe moderatori i njohur nga Kosova, Labinot Gashi, pritet t’i japë fund beqarisë muajin e ardhshëm me të fejuarën e tij, Qëndresa Bajrami.

Siҫ është bërë e ditur më herët nga mediat, Labi dhe Qëndresa do të martohen më 16 tetor. Por ndërkaq, përgatitjet kanë filluar. Të paktën nga grupi i nuses.

Mikeshat e ngushta të Qëndresës, edhe pse një muaj para dasmës, i kanë organizuar festën surprizë të beqarisë këtë fundjavë. Andrra Destani dhe Luljeta Selimi kishin menduar me detaje që të gjithë ditën ta kalonin së bashku me nusen e ardhshme.

Nga fotot e postuara nga vajzat edhe në profilet e tyre sociale, kuptohet që Qëndresa është kënaqur me mikeshat e saj. Siҫ shkruan ajo në një prej fotove të postuara, Andrrën dhe Luljetën i kishte ftuar thjesht për kafe, por më pas rezultoi që kafja e tyre ishte më e ëmbël.

“O Zot, i ftova për kafe dy zemrat e mia @andrradestani dhe @luljeta_selimi, po s’e prita që kafja e tyre është ma e ëmbël e pasdites. Faleminderit për suprizën e bukur që ma bëtë, por ky pushim do të mbetet pushimi më i miri për mua!”, - shkruan Qëndresa.

Edhe Andrra Destani, po ashtu, ka postuar disa foto nga festa në profilin e saj duke e uruar Qëndresën dhe duke shprehur vlerësimin për të.

“Zemër ti meriton shumë më shumë, kjo ishte gjëja më e vogël që mund të bënim për ty. Qofsh e lumtur sot e përgjithmonë”

 

@andrradestani @luljeta_selimi @kujtameri #joinuslovevas👈

A post shared by Qendresa Bajrami (@qendresa_bajrami) on

Vajzat kanë qenë së bashku në të njëjtin resort në Turqi, Antalia, dhe me këtë rast, kanë shfrytëzuar momentin për të shënuar një kujtim të bukur për “Bride to be”.

 

Faleminderit zemrat e mija ❤️❤️ @andrradestani @luljeta_selimi

A post shared by Qendresa Bajrami (@qendresa_bajrami) on