Një shprehje e urtë popullore thotë 2 martohen 200 tërbohen. Sa herë ju ka ndodhur juve që kur keni një dasmë të rëndësishme, të stresoheni për të gjetur veshjen me të cilën do të shkëlqeni?

Me siguri këtë stres kanë pasur edhe familja e Marinës dhe Getit, përpara dasmës së tyre. Gjithsesi, ata shkëlqyen me zgjedhjet që kishin bërë. Motrat dhe mbesat e Marinës ndërruan dy fustane, një për ceremoninë e betimin dhe një për darkën e madhe.

Edhe vjehrra e Marinës, kishte zgjedhur dy fustane të gjatë, për këtë ditë të rëndësishme, ku martonte djalin e saj. Ndërsa nga ana tjetër mami i Marinës, preferoi të qëndronte me një fustan të gjatë edhe gjatë ceremonisë dhe darkës.

(Familja e Getit, dhe motra e madhe e Marinës, Lira me dy vajzat e saj, Kledisa dhe Jori)

(Mami i Marinës dhe daja i saj)

(Familja e Marinës)

Zonja Maria dukej mjaft bukur, dhe vajzat e saj, bukurinë pa dyshim e kanë marrë nga ajo. Mbesat e Marinës, ishin gjithashtu ato që tërhoqën vemendjen gjatë dasmës. Dy binjaket Kledisa dhe Klevisa, kishin zgjedhur njëra fustan të zi ndërsa tjetra lejla. Mbesa e tretë, Jori ndërroi 2 fustane, një blu dhe një të kuq.

Tani të kalojmë tek motrat e nuses.

Motra e madhe Lira, ndërroi dy fustane, një rozë të lehtë gjatë ceremonisë, dhe një të kuq gjatë darkës. Motra e dytë, Marseda shkëlqeu me një fustan gri me gurë, nga Class Dresses.

Ndërsa Luana ishte plot shkëlqim si asnjëherë më parë mbrëmjen e kaluar. Ajo ndërroi dy fustane, një ngjyrë floriri me gur ndërsa i dyti ishte më ekstravagant. I punuar me gurë dhe transaparent, Luana në dasëm i kishte gjithë sytë tek ajo.