Kryefjalë e mbrëmjes së djeshme ka qenë dasma e një prej çifteve më të pëlqyra të show bizit shqiptar, Marina dhe Getoari.

Në një ceremoni madhështore të mbajtur në Gjirin e Lalzit, Marina dhe Geti kurorëzuan lidhjen e tyre disa vjeçare. E gjithë dasma është karakterizuar nga momente shumë emocionuese, ku nuk kanë munguar as lotët nga motrave Vjollca, teksa Marina u shfaq me fustan të bardhë më e bukur se kurrë.

E megjithatë kulminant ishte çasti kur Marina dhe Getoari i thanë “po” njëri- tjetrit, një moment që dukej se çifti e kishte pritur me padurim pasi ende pa mbaruar fjalën kryetari i Bashkinë Erion Veliaj, ata “nxituan” të puthnin njëri-tjetrin.

 

Momenti kur Geti thotë gjithmonë bashkë 😍 Stay tuned, do publikojmë videon kur Marina thotë "PO" 🌹

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

 

Nuk mbajtën fjalime për të premtuar lumturi të përjetshme…këtë gjë e thanë më së miri me shikim dhe me duart e kapura që nuk ia lëshuan njëri tjetrit gjatë betimit në altar para familjarëve dhe Zotit.

Dhe ashtu siç e do zakoni, Marina ka zgjedhur të mbajë mbiemrin e bashkëshortit. Për të gjithë  ju nga dje nuk është Marina Vjollca, por Marina Selimi, duhet të mësoheni me këtë.