Me gjithë rezervimin e çiftit, kemi parë deri tani disa foto nga dasma e Getit dhe Marinës, por kjo është një që nuk duhet humbur.

Sado të mos duam të qajmë kur shohim nusen, sepse na prishet grimi etj. etj., asnjëherë nuk ia dalim. Dhe as mamaja, motrat dhe mbesat e Marinës nuk ia dolën.

Në këtë foto të Orsola Memës duket qartë. Mamaja, ndoshta e ndihmuar edhe nga syzet, e ruan paksa të pandryshuar pamjen, por duket qartë që është e emocionuar, ashtu si dhe motra e madhe Lira, por në sytë e Luanës, motrës tjetër, Marseda, brunia me fusta gri dhe njërës prej mbesave binjake, me fustan lejla, dallohet qartë që emocioni ka kaluar çdo barrierë frenuese, madje edhe fytyrat i janë dorëzuar atij.

Po shohin të bukurën e tyre nuse, emocionet janë të kuptueshme.