Tani janë më shumë se kurrë një shtëpi, siç është edhe titulli i këngës "Home" të Michael Bubble, e cila në dasmën e Getit dhe Marinës bashkoi në vallëzim familjen e Getit, nusen e tij të bukur dhe mamanë e saj.

Pasi çifti hapi dasmën me "Love on the Brain", të Rihanna-s, Geti mori mamanë e tij në vallëzim, ndërsa për të shoqëruar Marinën erdhi babai i Getit. Home e Michael Bubble, por edhe ky çast i veçantë i preku gjithë të pranishmit. Mamaja e Getit, shumë elegante me një fustan të gjatë, rozë e lehtë dhe Geti si rrallë herë kaq elegant, në ditën e tij më të rëndësishëm, morën vëmendjen e të gjithëve edhe pse pak më tej sigurisht sytë nuk mund t'i ndaheshin nuses së bukur, me një pamje të re nga ajo e altarit, veshur me fustanin e dytë dhe me flokë të mbledhur në një mënyrë paksa të çrregullt, por me shumë stil.

Pasi vallëzuan për disa minuta, duke pasur parasysh që mamaja e Marinës po e ndiqte vetëm vallëzimin e familjeve, Geti si një kavalier i vërtetë shkoi drejt saj për ta marrë në vallëzim, ndërsa vëllai i tij vazhdoi vallëzimin me të ëmën.

 

Fairytale🌸

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Dhe vetëm të shihni fytyrën e Marinës sa e gëzuar është kur sheh mamanë e saj të afrohet në shoqërinë e Getit.

Edhe Mamaja e Marinës dukej shumë e emocionuar në këtë vallëzim që e nis me një puthje në ballë për dhëndrin, ose djalin e familjes së saj.