Ekskluzivitetin e fotove të dasmës, gazetarja Fiori Dardha ka zgjedhur të mos e ndajë me askënd, por fillimisht me miqtë e saj virtualë. Sot, në 5-vjetorin e të birit, gazetarja dhe moderatorja e “Boom”, ka zyrtarizuar në martesë lidhjen e gjatë të dashurisë. Me siguri ka qenë një ditë e paharruar dhe me momente speciale, por Fiori ka zgjedhur të ndajë vetëm njërin prej tyre dhe, ndoshta, më domethënësin.

Duke shpjeguar se fotot e tjera nga ceremonia do t’i ndajë në profilet e saj sociale, gazetarja sot ka postuar një foto me duart e të birit mbi piano. Abeli, 5-vjetorin e lindjes do ta ketë një kujtim të paharruar gjatë gjithë jetës, sepse ishte Princi i parë në dasmën e së ëmës.

Edhe këtu, natyrisht, nuk mund të mungonte personazhi i tij më i dashur, dinosauri Teddy (shoku i tij i ngushtë dhe një prej 100 të tjerëve që ka në pronësi Abeli)… i cili qëndron duke e kundruar në piano, por mjafton në të njëjtën kohë për të krijuar dekorin e fotos unike.

Falënderoj gjithë kolegët e medias së shkruar e asaj elektronike për vemendjen dhe dashamirësinë e treguar. Ju kërkoj ndjesë që ua kam vonuar përgjigjet e intervistave, por kjo është një periudhë ca e ngarkuar. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë, me thuajse të gjithë ju, ndaj, për të mos i krijuar vetes stres e për të kursyer ndonjë hatërmbetje, kam vendosur që fotografitë e ditës sime të shënuar t'i vendos në rrjetet e mia sociale e më pas mund t'i shpërndajë kush dëshiron. Ju jam mirënjohëse për intervistat, faqet e revistave e kopertinat që u treguat të gatshëm të m'i dedikoni.

Dua ta shijoj kështu këtë moment, pa dalë në kopertina.

Faleminderit të gjithëve që në një mënyrë apo një tjetër jeni bërë pjesë e gëzimit tim!