Prej vitesh Dasara Karaiskaj jeton një dashuri të bukur me partnerin e saj italian Damiano, madje për afro dy vjet ata janë edhe prindër të një vajze, Clarissa.

 

Per ende nuk ishin zyrtarisht të martuar. Për të kurorëzuar dashurinë e tyre disavjeҫare kanë zgjedhur një ditë të zakonshme marsi, me diell, por pa bujë, pa dasmorë, pa fustan nusërie.

 

Së bashku me të bijën dhe partnerin e saj, Dasara është nisur sot drejt gjendjes civile. Gazetarja ka hedhur vetëm një vello në kokë si simbol i ditës së martesës. Pjesa tjetër është po aq e zakonshme sa edhe përditshmëria e saj: çizme, xhinse dhe një bluzë sportive.

 

Askush nuk kishte mësuar më parë një datë zyrtare, askush nuk mësoi më shumë detaje. Edhe këtë moment të rëndësishëm të jetës, ҫifti ka zgjedhur ta kalojë në privatësi të plotë e ta shijojnë vetëm për vete.

Megjithatë, siҫ shkruan Newsbomb, Dasara ka zgjedhur që dita e saj speciale të jetë një ceremoni e thjeshtë që do të mbledhë të afërmit dhe miqtë e ngushtë të dy partnerëve.