Dasma e bujshme e Almeda Abazit me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayışman, nuk i është larguar vëmendjes së publikut një javë pas ceremonisë private në Los Angeles. Bukuroshja e njohur shqiptare, e cila përjetoi një lumturi të dyfishtë në 25-vjetorin e lindjes, vijon të shijojë muajin e mjaltit me bashkëshortin në Hawai.

Por një nga një, nga Instagrami i saj po zbulon edhe më shumë detaje nga dita e dasmës, e cila, me ҫ’duket edhe nga video e fundit që aktorja ka postuar në Instagramin e saj, nuk ka pasur një princ të vetëm. Siҫ shihet edhe në këtë video, Almeda është duke kërcyer me një princ tjetër në dasmën e saj që, me gjasë, është nipi i familjes Abazi.

 

#mylittleprince👑 ☺️🍭

A post shared by Almeda Abazi (@almeda92) on

 

Nën tingujt e “(Everything I Do) I Do It For You”, nga Bryan Adams, Almeda ka kërcyer vallëzimin special me princin e saj të vogël. Me siguri, Tolga nuk ka arsye për të qenë xheloz në këtë moment. Mos është ai që e ka regjistruar këtë moment?