Dy veta, emocione, dedikime dhe një ambient ku dashuria mbizotëron. Çfarë i duhet më tepër një çifti për të festuar një nga datat më të rëndësishme, atë të përvjetorit.

Class Events, prej shumë kohësh u ka kushtuar një rëndësi të veçantë festave private. Një prej tyre është edhe përvjetori i dashurisë së Lori Hoxhës. Një festë ku ngjyra e bardhe dhe rozë e trëndafilave bebe reflektonin shume bukur mbi dashurinë e çiftit.

Inicialet e emrave, të vendosuara në karriget ku ata uleshin dhe dedikimi i veçantë ishin dy nga detajet kryesore në këtë festë të personalizuar.

Lulet, tashmë pjesë e çdo feste, zbuluronin çdo pjesë të tavolinës. Një dekor i menduar me imtësi, në mënyrë që tavolina e rrumbullaket, t’i përkiste vetëm atyre.

Edhe pse ngjyrat e ambientit reflektonin shumë ëmbëlsi, nuk munguan nga festa as ëmbëlsirat e vërteta.

Mrekullia ishte gati për t’u shijuar.