Një nga ditët më të rëndësishme të jetës, ajo e dasmës, padiskutim që duhet të jetë e kuruar në çdo detaj. Fundja është një ëndërr që bëhet realitet dhe ashtu duhet të jetë dhe ambienti ku ajo zhvillohet, i nxjerrë nga një përallë.

Kjo dasmë përveç çiftit, kishte protagonist edhe trëndafilat e kuq. Pak dashuria, pak pasioni, pak bukuria…të gjitha ishin në sallë. Në tavolinën e çiftit me sfond të bardhë, derdhej një ujëvarë trëndafilash, si për të simbolizuar rrugën e tyre në jetë, të shtruar me trëndafila.

Edhe pse në një sallë të mbyllur, binte shi, një shi trëndafilash. Një risi kjo e ideur nga stafi i Class AV, për të bërë sa më të veçanta eventet tuaja.

E bardha dhe e kuqja ishin ngjyrat e festës. Mes tyre dallonin dhe elementet e argjëndëta të vendosura në tavolinat e të ftuarve.

Trëndafila kishte për të gjithë. Të ftuarit mund t’i mernin tek tabela që i orientonte. Kjo tabele me trëndafila të personalizuar, u përdor për herë të parë dhe veçoi nga elementet e tjera të festës.