Të premten e shkuar të gjitha hapat të çonin në inagurimin e Restorant Living, restorantit më të ri  në kryeqytet. Në brendësi të lokalit, lulet kishin çelur kudo dhe përcillnin freskinë dhe aromën që çdo event e meriton.

Një ujëvarë zambakësh ishte formuar tek tavolina e ëmbëlsirave dhe kompozime të tjera me lule të freskta shoqëronin ëmbëlsirat kryesore.

Ngjyrat ishin një kontrast i harmonizuar mes të gjelbërtës dhe blusë akuamarinë.

Në një kënd tjetër të ftuarit i priste një kopësht lulesh.

 Lule të freskëta me kompozime nga më të ndryshmet për të çuar në përsosmëri dekorin e zgjedhur.

Gjithashtu nuk mungonin as detajet e personalizuara, si nga çdo event. L për Living, e kompozuar me lule natyrale dhe e veçantë.